Vetëm pak kohë më parë artistja e njohur Besa Kokëdhima ka konkurruar me këngën “Tatuazh në zemër” dhe duket se është mirëpritur nga fansat por edhe nga kolegët e saj këngëtarë.
Emra si Alban Mehmeti, Beatrix Ramosaj, Miriam Cani mendojnë se Kokëdhima është një nga favorite për të fituar çmimin e madh të këtij festivali. Madje Miriam Cani e ka quajtur këtë këngë si “magjike”.
“Beautiful Song...I uroj Besës nga zemra shumë suksese me Këngën e saj vërtet magjike”, -ka shkruar Cani në Twitter. Ndërkohë priten ende këngë të tjera që do të paraqiten në këtë kompeticion.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)