Besa Llugiqi në “Gianni Schicchi”,
bashkë me baritonin Gëzim Myshketa

Besa Llugiqi në “Gianni Schicchi”,<br />bashkë me baritonin Gëzim Myshketa
Besa Llugiqi ka deklaruar për KultPlus se të jetë në mesin e kësaj shfaqje është një kënaqësi e madhe, duke vlerësuar edhe kastën e artistëve që janë pjesë e kësaj shfaqje, duke përfshirë edhe artistët si: Gabriele Mangione dhe dirigjentin e jashtëzakonshëm Sebastiano Rolli

Sporanoja kosovare, në mbrëmjen e së enjtes do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, në shfaqjen operistike “Gianni Schicchi”, e cila, është vlerësuar të jetë në këtë ansambël së bashku me baritonin e famshëm Gëzim Myshteka, i cili edhe regjinë e kësaj shfaqje operistike e ka realizuar. 
Besa Llugiqi ka deklaruar për KultPlus se të jetë në mesin e kësaj shfaqje është një kënaqësi e madhe, duke vlerësuar edhe kastën e artistëve që janë pjesë e kësaj shfaqje, duke përfshirë edhe artistët si: Gabriele Mangione dhe dirigjentin e jashtëzakonshëm Sebastiano Rolli. 

"Është kënaqësi të jem pjesë e këtij produksioni që funksionon në mënyrë të përkryer, është një funksion i mrekullueshëm në mes personazheve”, ka thënë Llugiqi për KultPlus, e cila e vlerëson edhe specifikën tjetër të kësaj shfaqjeje, pikërisht regjinë e realizuar nga baritoni me famë botërore, Gëzim Myshketa. “Gëzim Myshketa në këtë shfaqje luan edhe rolin kryesor, atë të Gianni Schicchi , ndërsa unë kam rolin e Lauretes, e bija e Giannit , një rol jashtëzakonisht i bukur dhe i përshtatshëm për zërin tim.

Ndihem shumë mirë në këtë rol e sidomos të këndoj përkrah këngëtarëve të tillë , besoj se publiku do të kënaqet në një opera të tillë komike dhe besoj se do të vërehet i gjithë investimi jonë në këtë produskion”, ka thënë Llugiqi, e cila ka njoftuar se prova gjenerale e kësaj shfaqjeje, që nënkupton edhe hyrjen e lirë do të jetë nesër, ndërkaq, premiera e kësaj shfaqje do të jetë më 14, 16 dhe 18 shkurt.

Dhe Llugiqi, e cila nuk e ka për herë të parë performimin në Tiranë, shprehet të jetë falënderuese për angazhimin e saj që po e bëjnë udhëheqësit e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, gjithnjë duke pas parasysh se në Kosovë, një mundësi e tillë akoma nuk mund të ofrohet.

“Unë jam shumë mirënjohëse për drejtorin e TKOB, Ilir Kerni dhe drejtoreshën artistike të po këtij institucioni, Abigeile Voshtina, të cilët po ndajnë hapësirë edhe për artistët e Kosovës që të shijojnë një skenë të vërtetë operistike”, ka thënë Llugiqi. Dhe jo vetëm kjo shfaqje do të jepet në Tiranë, pasi që edhe shfaqja tjetër operistike “Suor Angelica”, do të prezantohet në TKOB, ku në kastën e artistëve ka edhe artisten e madhe shqiptare, Ermonela Jahon.


Marrë nga KultPlus
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf