Besa zbulon surprizat
për festat e fundvitit

Besa zbulon surprizat<br />për festat e fundvitit
Këngëtarja e hitit më të fundit “Zejemër” nuk ndalet, prej javësh po punon për të sjell një tjetër dhuratë për fansat e saj. “Festat po afrojnë! E bashkë me to vjen dhe dhurata ime për ju! Edicioni i dytë i albumit tim të festave "Besa për festat", me këngë te reja, video dhe foto të reja!

Për fansat e mi më besnik, do të dhuroj 100 albume!” kaq ka mjaftuar për të treguar se këngëtarja e hiteve po punon sërish me një projekt të suksesshëm. “Besa për festat…” është një përmbledhje me video dhe këngë Krishtlindjesh, jë traditë që këngëtarët ndërkombëtarë, kryesisht në Amerikë dhe europë, me rastin e festave publikojnë përmbledhje me këngë tradicionale për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

Kujtojmë se, në albumin e parë Besa punoi me disa nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare dhe me producentin e saj Darko Dimitrov, ndërsa për realizimin e videove u kujdes produksioni Pro…Video. Xhirimet e albumit të parë u realizuan në qënder të kryeqytetit, në sheshin Skenderbej, në një atmosferë të krijuar vetëm për festat, ndërsa Besa na u shfaq më në formë se kurrë.

besa kokedhima

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (21 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës