LEZHË – Bashkia e qytetit të Lezhës ka reaguar sot zyrtarisht në lidhje me të ftuarit në ceremoninë e 568-vjetorit të Besëlidhjes. Në një deklaratë për shtyp ajo bëri të ditur se ftesa për pjesëmarrje i është dërguar si Presidentit të Republikës, Bamir Topi, ashtu edhe liderit socialist, Edi Rama. Sipas Bashkisë së Lezhës këto ftesa janë në protokollin e Bashkisë.
Gjatë konferencës për shtyp u njoftua se kreu i Bashkisë lezhiane, Viktor Tusha, ia kishte komunikuar edhe me telefon ftesën kreut të Partisë Socialiste. Bashkia e Lezhës hodhi poshtë çdo përgjegjësi mbi pranimin apo jo të këtyre ftesave nga të interesuarit.
Më 2 Mars Presidenca e Republikës njoftoi se Kreut të Shtetit i ishte hequr e drejta e fjalës gjatë ceremonisë, gjë që bie ndesh me protokollin e shtetit, dhe për këtë arsye ai u detyrua të lexonte në television mesazhin e tij.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com