Besëlidhja basketboll në Superligë, fiton me Partizanin

Besëlidhja basketboll në Superligë, fiton me Partizanin

Basketobollistët e Besëlidhjes

Basketbollistët e Besëlidhjes në Lezhë kanë fituar ndeshjen e dytë me kryeqytetasit  e Partizanit. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 71-65, por ka mjaftuar për të bërë kalimin e madh në ligën superiore. Padiskutim që merita i takon guximtarëve, Kliton Pasha është ëndërrimtari që solli suksesin dhe festën në Lezhë. Pavarësisht se nuk u shpallen kampionë për shkak të ndeshjes se keq gjykuar më herët me Apoloninë e Fierit, Besëlidhja Basket nuk u step por shkoi e sigurt edhe në ndeshjen e Play Out me Partizanin, duke i shkaktuar këtij ekipi dy humbje dhe duke merituar superligën.

Një histori suksesi për sportin lezhjan. Pas 30 vitesh, basketbolli do të jetë në mes të mirëve. Besëlidhja ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë me kryeqytetasit duke mos i dhënë mundësi atyre që të kenë një ndeshje shtesë. Ndeshja e luajtur të shtunën ka përfunduar me rezultatin 71-65, por ka mjaftuar për të bërë kalimin e madh në ligën superiore.

Padiskutim që merita i takon guximtarëve, Kliton Pasha është ëndërrimtari që solli suksesin dhe festën në Lezhë. Pavarësisht se nuk u shpallën kampione për shkak të ndeshjes së keqgjykuar me Apoloninë e Fierit, për të cilën gjyqtarët edhe u dënuan nga federata, Besëlidhja Basket nuk u step por shkoi e sigurt edhe në ndeshjen e Paly Out me Partizanin, duke i shkaktuar këtij ekipi dy humbje dhe duke merituar Superligën.

Ngjitja në Superligë dhe ndeshjet e mira të dhuruara nga Besëlidhja ka rikthyer edhe tifozerinë. Ultras Besëlidhja i dha atmosfere ndeshjes dhe me shumë besim lojtareve. Kjo fitore rikthen sportin lezhjane në elitë, por kjo tregon se kur ekziston puna dhe dëshira, gjerat janë të arritshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa71: 08/05/2022 15:56

    Edhe pse nuk e pelqej shumë basketbollin më bahet qefi që Beslidhja ka arrit këto rezultate. Nuk mund të mos lë pa përmendur basketbollistin figurë dhe simbol të Lezhës Kastriot Kodheli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK