‘Besëlidhja' e Lezhës mbetet pa shtëpi, stadiumi do shembet! Bashkia: S’do bëjmë pallate, por parking e lulishte

Stadiumi “Besëlidhja”, i vetmi impiant sportiv i qytetit të Lezhës nuk do të ekzistoje më. Vendimi për ta shembur është përfundimtar, deklaroi kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe në vend të tij do të ndërtohet parking nëntokësor me dy kate, lulishte e kënd lojërash. Ndreu e bëri këtë deklaratë teksa inspektoi punimet për lulishten, që kanë nisur tek ish-fusha ku stërvitej ekipi i Besëlidhjes, ndërsa faza e dytë e projektit është shembja e stadiumit dhe ndërtimi i parkingut.

“Do jetë pedonale, dy kate parking, me lulishte shatërvan, fushë tenisi e vojelbolli. Kam dëgjaur pretendime për pronësinë e tokës, dua të them se toka është pronë e bashkisë. Këtu nuk do bëhen pallate, por ambient rekreativ për qytetarët”, tha ai.

Prej kohësh është folur për një stadium të ri, në periferi të qytetit por ende nuk ka asgjë konkrete mbi këtë projekt të dakordësuar me FSHF-në.

“Kemi diskutuar për një stadium jashtë qytetit, jemi duke konkluduar për tokën, kemi një ofertë ne si bashki. FSHF dhe qeveria kanë rënë dakord në parim”, vijoi Ndreu.

Besëlidhja, skuadra me histori që po shkon drejt 100-vjeçarit, luan ndeshjet e saj në

Shembja është kundërshtuar më herët nga opozita, e cila ka akuzuar Ndreun se po zapton tokën e stadiumit për të ndërtuar pallate.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • L'architetto: 18/02/2023 08:16

    Parkingun bëjeni underground, poshtë Stadiumit të rikonceptuar me lulishte edhe dyqane rreth e rrotull??!!

    Përgjigju
  • arturi: 18/02/2023 01:30

    MOS I PRISH FUSHAT E FUTBOLLIT O QELBESIRE,,,PRISHNI FUSHAT E FUTBOLLIT PER TE BERE PARKINGE MAKINASH,,,JU VRAFTE PERENDIA ME BUKE NE GOJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja