"Besim Cara vëllai i deputetit Parid Cara kompanisë së të cilit sipas një vendimi qeverie i është dhënë një hapësirë prej 80 ha tokë për ndërtimin e varrezave private në Paskuqan ka thënë toka ne fjale "nuk është dhurate për mua, por një truall i vënë në dispozicion ligjërisht nga qeveria (jo nga Edi Rama) per te investuar për një shërbim dinjitoz qe njerëzve sot ne Shqipëri u mungon totalisht- shprehet ai

“Nëse për mediat shqiptare jam fajtor qe im vëlla është deputet, kjo nuk me bën fajtor mua po tregon mentalitetin e tyre. Ne këtë jetë askush nuk me ka dhuruar asgjë dhe toka ne fjale nuk është dhurate për mua, por një truall i vënë në dispozicion ligjërisht nga qeveria (jo nga Edi Rama) per te investuar për një shërbim dinjitoz qe njerëzve sot ne Shqipëri u mungon totalisht. Ndërkohe që të vdekurit sot në vendin tonë varrosen njëri mbi tjetrin dhe te gjesh një varr është bërë si të gjesh flori, politika megjithë media nuk lënë ide biznesi dhe biznesmen të suksesshem pa u munduar ta varrosin per se gjalli” – shkruan Cara në një reagim për mediat

Më pasi ai thotë se u udhëhoq nga dëshira për të bërë diçka të mirë, por pa cenuar punën e vëllait që është në politikë madje hprehet se gjithcka ai gëzon e ka falë punës së bërë në emigracion prej shumë vitesh dhe sot ai ka partner në Kanada dhe SHBA në fushën e funeraleve.

“Prandaj me keqardhje i kam lajmëruar menjëherë ortaket e mi se do te tërhiqem menjëherë bashke me kuotat e mia dhe i kam sugjeruar te tërhiqen edhe ata. Sepse te investosh ne Shqiperi duhet te përballesh jo vetëm me sfidën si investitor po edhe me stresin e tepër psikologjik mbi gjithë familjen, përderisa kush shpif me paratë e popullit quhet politikan apo gazetar dhe kush investon paratë e veta quhet keqbërës dhe hajdut. I pafte hajrin ai popull njerëzve qe i tregojnë përralla me gogolë!” – e mbyll reagimin e tij Besim Cara, vëllai i deputetit socialist.

Parid Cara: Fajtor pse se ndalova
Lidhur me akuzat për varrezat private në Paskuqan ka reguar edhe deputeti Parid Cara. “Ndjehem fajtor pse nuk e ndalova vellain tim te vinte. Por perkundrazi e inkurajova te provonte te sillte ketu eksperiencen e Sherbimit Funeral Privat me cikel te plote qe ortaket e tij italiane e kane prej vitesh ne Amerike”, - thuhet në reagimin e deputetit të Partisë Socialiste Parid Cara.

Disa media online, akuzuan tim vella per nje investim qe deshironte te bente ne Shqiperi me ortaket e tij italiane. Ndjehem fajtor pse nuk e ndalova vellain tim te vinte. Por perkundrazi e inkurajova te provonte te sillte ketu eksperiencen e Sherbimit Funeral Privat me cikel te plote qe ortaket e tij italiane e kane prej vitesh ne Amerike etj. Ndjehem fajtor sepse nuk e mora dot me mend atehere gati dy vjet me pare se hallalli do t"i behej harram siç ndodhi! Kam ardhur te mbeshtes Partine Socialiste dhe Edi Ramen ne rrugen per Rilindjen e vendit sepse une mendoj dhe besoj se ky eshte drejtimi i duhur. Po ne kete drejtim kam dy vjet qe perjetoj nje stres dhe shqetesime te papara nga cfare ndodh ketu me njerezit qe punojne dhe duan te bejne dicka ne politike ne biznes ne jete. Nje tmerr i vertete thashethemesh shpifjesh e poshtersish kudo ku ka nje kafene! Kurse parlamenti kafeneja me e shpifur e Shqiperise ku shkoj sikur shkoj ne tortura! Po edhe mediat nuk ngelen mbrapa.

Pergojohen njerez qe punojne, kryqezohen publikisht njerez qe perpiqen t'i levizin gjerat per mire. Shahen me liber shtepie njerez qe bejne diferencen ne dac ne qeveri ne dac ne komunitet si deputete te thjeshte ne dac ne biznes si shqiptare ne pune te tyre qe sapo bejne nje gje shpallen kriminele! Im vella sot e la investimin ne Shqiperi dhe une i kerkoj ndjese edhe kolegeve te mi qe u bera sebep per nje akuze tjeter te piset. Te jetosh sot ne Shqiperi dhe te duash te dallohesh duhet ta kesh bere mire llogarine me sasine e baltes qe mund te mbash mbi supe. Une po mesoj ta bej edhe pse me kosto te larte personale shoqerore familjare. Jam shume i vogel dhe i parendesishem per te bere deklarata te medha po nje gje e them me force: Sot jam me shume se kurre me Edi Ramen dhe Partine Socialiste sepse alternativa eshte shkaterrim i vendit dhe dinjitetit njerezor"
-shkruan Cara


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)