Besimtarët myslimanë festojnë
Fitër Bajramin në Kosovë
Xhamia Sulltan Mehmet Fatih - Sapo lind dielli në horizont dhe myzeini dëgjohet duke thirrur besimtarët për të falë sabahun, si i thonë kryesisht myslimanët në Kosovë.
PRISHTINE - Xhamia Sulltan Mehmet Fatih - Sapo lind dielli në horizont dhe myzeini dëgjohet duke thirrur besimtarët për të falë sabahun, si i thonë kryesisht myslimanët në Kosovë. Është ora 5:27 e mëngjesit në Prishtinë, dhe njerëzit shihen rrugës duke shkuar në xhami.
Prapa Parlamentit të Kosovës, një patrullë e policisë së trafikut kishte bllokuar udhëkryqin që çon te Xhamia e Madhe e Prishtinës, dhe në vend të trotuarit njerëzit ecnin në mes rruge. Brenda Xhamisë Sulltan Mehmet Fatih, s’gjeje vend në këtë orë, pasi besimtarët i kishin zënë ato herët, për të qenë pjesë në ceremoninë qendrore që organizohet si rëndom për çdo Bajram.
Në brendi të saj, ishin mbledhur paria e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe po lexohej Kuran. Jashtë qindra njerëz ishin rreshtuar për të dëgjuar, dhe prisnin njëkohësisht faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Nuk vonoi shumë dhe Hafizi Hajredin Hoxha, thirri besimtarët që të plotësojnë safet, dhe nis falja. Pas këtij rituali, radhën e ka hydbeja apo porosia që Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka për besimtarët mysliman për Bajramin.
Ai bëri lutje te Zoti që t’ua fal mëkatet të gjithëve, dhe të ketë mëshirë mbi të gjithë besimtarët, mbi njerëzimin e mbarë. Por tërheq edhe vërejtjen se pavarësisht lutjeve, secili njeri, duhet të mbajë përgjegjësi për veprat e veta.
Sepse sipas tij, "në ditën e gjykimit nuk do të ketë mbretër e sulltan, por çdo njeri do të pres llogarinë për punën e vet. Duhet të shohim dhe të kemi shumë kujdes për punët dhe përgjegjësitë e shumta të cilat i kemi gjatë jetës në këtë botë”.
Madje, sipas Myftiut Tërnava, kjo përgjegjësi është edhe më e madhe ndaj atyre që drejtojnë një institution qoftë ai fetar, apo edhe shtetëror.
“Udhëheqësit fetar, por edhe ata shtetëror, duke filluar nga ai që bart përgjegjësi më të madhe, e deri tek ai me përgjegjësinë më të vogël duke e ditur që mund t’i shpëtojë ndonjë përgjegjësie në këtë botë për keqbërje, atëherë në botën tjetër do të jap llogari, para krijuesit të universit. Allahu xh.sh thotë në ditën e gjykimit ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë. Edhe nëse është e vepra sa pesha e një kokrre të misrit”, tha Myftiu i Kosovës Naim Tërnava.
Pasi mbaroi me porositë dhe lutjet për një paqe mes popujve, nisi edhe falja e Bajramit. Kur mbaroi besimtarët nisën ta urojnë njëri tjetrin për këtë festë. E më pas, secili niseshin me nguti për të shkuar në shtëpi, dhe për të bërë Bajram me familje.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13