Besimtarët bektashinj
festojne sot ditën e  Nevruzit

Besimtarët bektashinj<br />festojne sot ditën e  Nevruzit
TIRANE- Besimtarët myslimanë bektashianë kremtojnë sot, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu, të njohur si Dita e Nevruzit

Dita e Sulltan Nevruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Kjo ditë nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe

Sipas sektit bektashian festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Me rastin e kësaj feste në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u  zhvillua ceremonia tradicionale fetare ku Kreu i Komunitetit të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, do të urojë të gjithë besimtarët me rastin e Sulltan Nevruzit.

"Bekim paçi kurdoherë në jetën tuaj. Zoti ju dhëntë shkëlqim dhe dritë të gjithë besimtarëve kudo që ndodhen në Kosovë, Maqedoni, Amerikë, Australi, Turqi, Gjermani, Holandë e kudo. Zoti ju uroftë e bekoftë të gjithëve", uroi Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Kryegjyshatën e vizituan edhe krerë të lartë të shtetit dhe të politikës, si presidenti Bamir Topi, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kreu i PS-se Edi Rama, kreu i LSI-se Ilir Meta, dhe ambasadori i OSBE-se Wollfarth.

TOPI URON DHE DITEN E DEMOKRACISE
"Është një ditë e madhe që ka dy simbolika sot. Urimi i parë shkon për besimtarët bektashinj, të cilët e gëzojnë këtë ditë si një ditë e veçantë, e cila ka të bëjë me simbolikën e ringjalljes...Kjo është një festë e bukur edhe për demokracinë. Pra korrespondon në këto dy simbolika dhe është festë besoj e të gjithë shqiptarëve, të cilët e duan lirinë, e duan demokracinë, e duan të ardhmen."

Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona