TIRANË - Mijëra besimtarë bektashinj, do të festojnë gjatë ditës së marte Festën e Hashures.
Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj, me këtë rast i ka uruar mbarë besimtarët, duke u bërë thirrje për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, si dhe duke u lutur për më shumë paqe në këtë botë të trazuar nga luftërat.
"Me këtë rast uroj dhe bekoj të gjithë besimtarët myslimane bektashinj në 31 vende të botës, por edhe të të gjithë besimeve të tjera. Të kemi më shumë paqe, besim dhe dashuri për njëri -tjetrin. Të kthejmë sytë nga Zoti. Për atë kemi shumë nevojë. Paqe dhe shpëtimi I Zotit qoftë për të gjithë ata që sakrifikojnë dhe luftojnë për njerëzimin", ishte urimi i Kryegjyshit Botëror, baba Edmond Brahimaj
Festa e Hashures është një ndër festat më të rëndësishme për besimtarët bektashinj, që e konsiderojnë si ditën e martirizimit të Imam Husejnit. Sipas këtij besimi, Imami u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë.
Festa e Hashures vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet kjo masakër. /ATSH/
/Shqiptarja.com