Mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjet, lindjen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Kritshlindjet festohen edhe në vendin tonë, ku mesnatën e kaluar, me të shënuar data 25, besimtarët kremtuan këtë ditë të shënuar për ta, në katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë.

Mesha për besimtarët katolikë dhe ortodoksë nisi në orën 00:00 në katedralen e ‘Shën Palit’ e drejtuar nga Imzot Xhorxh Frendo, i cili në fjalën e tij, vuri theksin te dashuria për njëri-tjetrin dhe familjen.

“Është një festë e madhe, festa e familjes dhe dashurisë. Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtëroreMe fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe

Jezusi u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë, ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij. Të kujdesemi për njerëzit që s’kanë ushqim dhe një strehë. Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe”, tha Imzot Frendo.

Për të kremtuar Krishtlindjen ishin të pranishëm edhe personalitete të politikës dhe diplomacisë shqiptare, si Monika Kryemadhe, Tom Doshi dhe disa diplomatë.

[gallery]25193[/gallery]

Një urim të veçantë në këtë ditë të shenjtë ka bërë dhe Papa Françesku, ku një vend të rëndësishëm në urimin e tij zinin dhe emigrantët, për të cilët Papa kërkoi respekt dhe mirëpritje nga çdo vend. Gjithashtu, edhe politika shqiptare ka uruar njëzëri këtë festë të besimtarëve katolikë e ortodoksë. Kryeministri Edi Rama iu uroi besimtarëve Krishtlindjen përmes një videoje me pamje të mrekullueshme nga Tirana e zbukuar në këto ditë festash.

Një urim ka ardhur nga nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili kërkoi që Zoti ta bekojë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë. Ndërsa, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, iu bëri thirrje të gjithë besimtarëve, e më gjerë, që të mos e humbasin kurrë shpresën për jetën. Nga ana e tij, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar më shumë vëmendje për të sëmurët, njerëzit në nevojë dhe të vetmuarit.

Redakaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com