'Krishti u ngjall'/ Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, Frendo: Larg nga droga dhe korrupsioni

'Krishti u ngjall'/ Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, Frendo: Larg nga droga dhe korrupsioni

TIRANE- 'Krishti u ngjall'! Besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Qindra besimtarë të krishterë iu drejtuan sonte katedrales së "Shën Palit" në kryeqytet për të kremtuar ringjalljen e Krishtit. Mesha e shenjtë zgjati deri pas mesnate, e sipas traditës dhe riteve, të gjithë besimtarët u bashkuan për të uruar ringjalljen e Jezusit.

Imzot George Frendo u bëri thirrjeve besimtarëve që të angazhohen për një shoqëri më të mirë. Në mesazhin e tij për Pashkët, ai tha se Shqipëria po kalon një moment.  

"Tani duhet të angazhoheni për një shoqëri më paqësore. Sot u drejtohem atyre që kërkojnë gëzim me drogë, po kërkojnë jetën në varr. Droga u jep kënaqësi për pak minuta, por do të ndihen më shumë të dëshpëruar se më parë. Këto fjalë sot u drejtohen edhe atyre që kërkojnë të pasurohen duke mashtruar dhe korruptuar.

Paratë e tyre të ndotura, kanë ndotur edhe zemrat e tyre, kanë kërkuar të super pasurohen me korrupsion. Shtëpitë tona janë të përmbytura me lajme demoralizuese. Jemi tepër të kushtëzuar nga lajme të këqija. Shqipëria ka përjetuar situata shumë të vështirë, më të vështira se sot" tha ai.

Ringjallja e Krishtit është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë njerëzimin. Besimtarët katolikë urojnë njëri - tjetrin në këtë festë të bekuar. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes se Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe dritë në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste.

"Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit. Javën tjetër i kremtojnë Pashkët besimtarët ortodoksë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Ministrja Xhaçka uron Pashkët: Gëzuar të gjithë shqiptarëve

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pashkëve. Xhaçka ka uruar gjithashtu çdo efektivi të Forcave të Armatosura dhe familjeve të tyre që kremtojnë këtë ditë të shenjtë.

"Gëzuar Pashkët të gjithë shqiptarëve! Veçanërisht “Gëzuar”, çdo efektivi të Forcave të Armatosura dhe familjeve të tyre që sot kremtojnë ditën e ringjalljes, shpresës dhe reflektimit!"


Ora 21:59
Pashkët/ Meta mesazh edhe politikës: Të gjejnë mirëkuptimin për hir të vendit


Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët. Kreu i shtetit thotë se festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë, sipas tij, na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta.

Në mesazhin e tij, Meta kishte një mesazh indirekt edhe për politikën. "T'i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh.

 Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar" shkruan ai.

Mesazhi i plotë i Presidentit për Pashkët
Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!

U uroj nga zemra ju dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës!

Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur të vendit e popullit tonë.

Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t'i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar.

Sot gjithashtu kemi nevojë të reflektojmë për më shumë vëmendje edhe ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh.

Në vigjilje të kësaj dite të shenjtë, uroj që mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia të mbizotërojë tek familjet tona!

GËZUAR PASHKËT

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja