Urimi për Pashkët, Imzot Angelo Massafra: Shqipëria të shpëtohet nga etja për pushtet dhe zotërim

Duke përcjellë mesazhet e paqes, dashurisë, Imzot Massafra i uron besimtarëve katolikë dhe të gjithë bashkëqytetarët e tjerë për Pashkët duke u bërë thirrje njerëzve për të qenë më shumë humanë, pasi Shqipëria ka nevojë për humanizëm.

Imzot Angelo Massafra ka dhënë gjithashtu, mesazhe të rëndësishme, edhe sa i përket zhvillimeve të fundit të politikës në Shqipëri.

"Vëllezër dhe motra, është e vërtetë, jetojmë një moment të vështirë, të gjithë e ndiejnë vështirësinë për të jetuar që, ndonjëherë, i ngjan një lufte për mbijetesë. Le të mos skurajohemi: të shikojmë gjithka që kemi bërë në këto vite,të vlersojmë ecjen që kemi bërë deri tani me shumë sakrifica. Secili prej nesh, sot, të bejë pjesën e vet…e ardhmja është edhe në duart të secilit, perveç të Zotit.

Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikpritni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje. Ai na dhaftë guximin e nevojshëm për të fituar mbi çdo formë egoizmi, forcën për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të vëmendshme ndaj nevojave të më nevojtarëve dhe na dhaftë gëzimin e brendshëm e të thellë për të qenë qytetarë aktivë, të ndershëm dhe guximshëm për rindërtimin shpirtëror, moral, kulturor dhe ekonomik të Atdheut tonë të dashur. Përshumëvjet Pashkën të gjithëve", u shpreh Imzot Massafra.

Deklarata e plotë

Për urimet e mia për Pashkën 2019 këtë vit kam zgjedhur rreshtin e Ungjillit të Gjonit ku përshkruhet përvoja e të Ngjallurit, që bën Maria Magdalenë, figura e Kishës që është në kërkim të Zotit të vet.
Për fenë tonë varri i zbrasur është një shenjë e Ngjalljes: ashtu si Gjoni apostull, edhe ne, që në ditët e Mundimeve e kemi ndjekur Jezusin, i kemi rijetuar ngjarjet e Kryqëzimit dhe të Vdekjes së tij, të drejtuar prej dashurisë, na mjafton të dimë se varri ku e kishin vënë tani është bosh.
Por kjo nuk mjafton, që fesë sonë t’i bashkohet edhe përmasa e gëzimit të brendshëm dhe të jashtëm. Nevojitet një “më shumë”, që është takimi dhe përqafimi me Zotin e kryqëzuar dhe të ngjallur.
Edhe ne, besimtarët e Kishës në Shkodër-Pult, jemi duke kërkuar të Dashurin, shkojmë duke përsëritur emrin e tij, duke ua thënë edhe të tjerëve, që ta kërkojnë së bashku me ne dhe, pasi ta gjejnë, të gëzojnë edhe ata.
Por këtë takim ne krishterë e bëjmë çdo ditë: ashtu si Marisë, edhe neve i Ngjalluri na e drejton Fjalën e Vet; madje na thërret në emër, duke na zbuluar në këtë mënyrë se sa shumë ai na njeh dhe na do, sepse njohja dhe dashuria shkojnë së bashku; edhe ne e thërrasim në emër, duke bërë që ky emër të tingëllojë në asambletë tona, sepse emrin i tij është “emri që është mbi çdo emër” (Fil 2, 9). Dhe çdo ditë ai, i Ngjalluri, na jepet neve në formën e bukës dhe të verës eukaristike, sepse dashuria e tij për ne nuk është vetëm “me fjalë”, por konkrete: nuk mjaftohet që të na bëjë “ta ndiejmë” Fjalën e Tij, por dëshiron edhe që të jetojë me ne një bashkim të thellë, që ne e quajmë “bashkësi”. Dhe, si të mos mjaftonte, na mbush me Shpirtin e Vet që gjallëron të gjitha veprimet tona.
Këtë gjë bëjmë ne si Kishë çdo ditë! Ka vetëm një problem: sa kjo e vepruar kishtare është edhe e vepruar e çdo besimtari? Duhet ta bëjmë këtë pyetje, të dashur vëllezër e motra! Kjo pyetje është thelbësore për jetën tonë të fesë. Pasi, nëse nuk është kështu, përvoja jonë e të Ngjallurit nuk do të ishte e plotë.
     Marisë Magdalenë i jepet edhe një detyrë e rëndësishme: t’ua kumtojë të Ngjallurin vëllezërve të vet dhe motrave të veta; po edhe neve Jezusi na jep detyrën për të shpallur i Gjall.
​Të dashur, mos u lodhim në të qenurit tonë misionarë të Ngjallurit, le të themi dhe ia tregojmë të tjerëve fuqinë e emrit të tij që shëron, fal e shpëton.
​Vëllezër dhe motra, është e vërtetë, jetojmë një moment të vështirë, të gjithë e ndiejnë vështirësinë për të jetuar që, ndonjëherë, i ngjan një lufte për mbijetesë. Le të mos skurajohemi: të shikojmë gjithka që kemi bërë në këto vite,të vlersojmë ecjen që kemi bërë deri tani me shumë sakrifica. Secili prej nesh, sot, të bejë pjesën e vet…e ardhmja është edhe në duart të secilit, perveç të Zotit. 
Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikpritni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje. Ai na dhaftë guximin e nevojshëm për të fituar mbi çdo formë egoizmi, forcën për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të vëmendshme ndaj nevojave të më nevojtarëve dhe na dhaftë gëzimin e brendshëm e të thellë për të qenë qytetarë aktivë, të ndershëm dhe guximshëm për rindërtimin shpirtëror, moral, kulturol dhe ekonomik të Atdheut tonë të dashur.
Përshumëvjet Pashkën të gjithëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës