Besnik Hasi është zgjedhur trajner i ekipit të Anderlehtit, lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e klubit belg.
Pas rezultateve negative në kampionat, presidenca ka vendosur që të shkarkojë trajnerin John Van Den Brom duke i besuar stolin kosovarit.
Hasi ka qenë futbollist i Anderlehtit nga viti 2000 e deri në vitin 2006. Hasi ka qenë një nga futbollistët më të mirë të ekipit kombëtar të futbollit.
Para dy vitesh u lakua edhe si trajner i mundshëm i ekipit kuqezi, por negociatat me Dukën nuk ishin të frytshme.
Te Anderlehti, ish-kapitenin e ekipit kombëtar e pret një punë e vështirë për të arritur objektivat, pasi aktualisht ndodhet në vendin e tretë, pas Standardit dhe Brugge-it.
Vllaznia në krizë totale
Agim Canaj largohet zyrtarisht nga drejtimi i ekipit të Vllaznisë. Kontrata është zgjidhur pas kërkesës së vetë trajnerit. Tekniku pas një takimi me kreun e Bashkisë së Shkodrës, Luka vendosi që të largohej pas 22 ndeshjesh dhe 25 pikëve të grumbulluara.
Shkak i largimit të Canajt ka qenë mungesa e rezultateve në ndeshjet e fundit duke e zbritur Vllazninë në vendin e 9 duke rrezikuar rënien nga elita e futbollit shqiptar. Canaj kishte kohë qe e mendonte largimin, por barazimi me Besën vendosi pikat mbi ‘i’ duke vendosur t’i hapë rrugë një emri të ri në drejtimin e kuqebluve.
Trajneri i ri pritet që të behet i ditur në ditët në vazhdim, por vështirë që të dikush të marrë drejtimin e ekipit në këtë moment, pasi rreziku është i pashmangshëm. Burime nga klubi shprehen se klubi mund t;i besohet ish-sulmuesi Sinani.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com