‘Nuk iki’/ Ja çfarë ndodh dhe rrezikon Besnik Muçi nëse shkel në Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të Kolegjit të Apelimit

‘Nuk iki’/ Ja çfarë ndodh dhe rrezikon Besnik Muçi nëse shkel në Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të Kolegjit të Apelimit

Besnik Muçi, i cili u dekretua disa ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ka paralajmëruar se nuk do ta njohë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili e shkarkoi sot nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë. Pas komunikimit të vendimit, Muçi paralajmëroi rezistencë, teksa deklaroi se nuk do të largohet nga Gjykata Kushtetuese, me pretendimin Vetingu nuk mund të veprojë mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. “Kur u betova e humba statusin e prokurorit dhe këtu kolegji i posaçëm nuk ka pasur kompetencë për të vijuar shqyrtimin. Vendimi i Kolegjit nuk afekton funksionin tim të anëtarit të Kushtetueses. Nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses”. Po çfarë efektesh ka vendimi i Kolegjit të Apelimit, a mund të hyjë më Besnik Muçi në Gjykatën Kushtetuese dhe çfarë ndodh nëse ai nuk e njeh respekton këtë vendim? 

Pika 3 e nenit 66 të ligjit të Vetingu parashikon që “vendimi i Kolegjit të Apelimit, që vendos shkarkimin nga detyra, ka efekt të menjëhershëm ex lege”. Pra, vendimi i Kolegjit është i formës së prerë, që do të thotë se nga sot Besnik Muçi nuk mund të shkelë në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshe nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit, vendimi i të cilit e pezullon gjyqtarin apo prokurorit nga detyra, deri kur vendimi të marrë formën e prerë, vendimet e Kolegjit janë përfundimtare, kanë formë të prerë dhe zbatohen menjëherë. Nëse Besnik Muçi nuk largohet nga Gjykata Kushtetuese, sikundër edhe ka paralajmëruar, jemi para të konsumimit të veprës penale të përvetësimit të detyrës shtetërore. Neni 246 i Kodit Penal parashikon që “Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm për ta shkarkuar nga detyra e vendos Besnik Muçin automatikisht në kushtet papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Neni 9 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që .andati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron...kur vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit”. Në rastin konkret, subjekti ka humbur statusin e magjistratit, dhe nëse vijon të ushtrojë detyrë, kjo detyrë do të ishte në kundërshtim me disa kritere të parashikuara në ligj, që duhet të plotësojë anëtari i Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht, sipas nenit 7/a të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, gjyqtari i Kushtetueses duhet të të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi si dhe të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. Në rastin konkret, Muçi është shkarkuar nga detyra me një vendim të formës së prerë si dhe nuk e ka kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, pasi pikërisht për këtë arsye është shkarkuar.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 22/11/2019 11:21

    Ne nje shtet ligjor ky zoteria duhet te zbatoje ligjin.

    Përgjigju
  • Rrapo: 22/11/2019 00:06

    Ato motrat dhe grate ku ti keni ju qe shani Besnik Muçin.

    Përgjigju
  • Tokarevi i Çepanit: 21/11/2019 23:16

    Ik o qelbesire fahatare se e mbytet kete vend. Ti, Likja, kafsha Mona.. Katundaria qeneria

    Përgjigju
  • O tej: 21/11/2019 22:32

    Hajt ne te se... mes dhe ky Mucmuti

    Përgjigju
  • Zhelal Mëziu: 21/11/2019 21:25

    Vendimi i Kolegjit të Posaçëm Me oa fhale e ka nxrerr hadut por kur te vij pd ne pushtet do e demshperblej 1 ne 1‼️

    Përgjigju
  • roma: 21/11/2019 18:17

    LEXOVA HISTORIN E Z.MUCI ESHTE ME I PASTER NGA TE GJITHE ATA PREKURORI DHE GJYKATSI QE PUNOJNE SOTE QE AKOMA DHE KETO DITET E FUNDIT NXJERIN KRIMINELET NGA BURGU VETEM ME NJE NDRYSHIM SE PASURIN JA KAN LEN TE TJERVE O I KAN NE SVIZER faji i tije eshte se eshte i pasure qe ne kohen e enverit. SHTETE VARI K...N o popull se keni mundesi ikne dhe lini vetem politikanet te vrasin njeri tjetrin se te gjithe njesoje jane JANE SI KURVAT NE KOHEN E ENVERIT

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 22/11/2019 11:23

      Ky doli I papranueshem. Ta marri Likja ke partia vet tani

    • Lol: 22/11/2019 09:40

      Ku e gjeta historin ? Dhe kush e shkruar RD?

  • BESNIKU PARTIS: 21/11/2019 16:37

    O besnik muçi puçi ha mish derri besnik vesh derri po hik o zhgaravin se likes brekët po i bin. E likja sdi ku ka kokën e ska koh me u mar me ty o besniku partis argati ilirit e zagari monikës fshatare besniku i mbaruar tani do punoj bodigar e liken do ta mbroi e AMERIKËN do ta shkatroi. Ha ha ha ha ha ha ha

    Përgjigju
  • MUSTAFA MUTI: 21/11/2019 16:05

    O mustafa...mbaroi dhe puna jote o zari like qelbësirës nuk ke as shancin më tëvogël që të kruash dhe ndonjë kock se likja do ta haj për vete deri në kërthiz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë