TIRANE- Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, teksa ka folur për botimin në shqip të libri "Mein Kampf" të Hitlerit nëse duhej përkthyer apo jo, ka bërë dhe një përgjithësim, pikërisht duke iu referuar këtij libri. "Në një intervistë që kam dhënë para një viti, unë jam pergjigjur se: Jo. Unë jam kundër nxjerrjes së plehrave të historisë në pazarin e paqtuar më në fund të kohës tonë. Më tmerron zelli i Hitlerit për të mbjellë urrejtje vrastare midis njerëzve", deklaron Mustafaj në adresën e tij në rrjetin social, facebook.
Ndërkohë që kanë vijuar komentet për këtë deklaratë të tij me kuptim të dyfishtë. "Në këtë botën tonë shqiptare s'prish punë një libër që fundja mesazhi i tij duhet të përdoret në drejtimin pozitiv. Këtu prishin punë këta 'hitlerat' e sotëm modernë. 26 persona të vdekur e mbi 300 të plagosur që në këtë kohë të paqtë janë më shumë se disa mijëra në kohë lufte dhe ku është drejtësia?! Asgjëkundi. Famëkeqët e atëhershëm janë zëvendësuar me famëkeqët e shpirtkatranët e sotëm modernë", komenton një nga miqtë e Mustafajt.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com