Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë

Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë

Fishekzjarre

Data 1 janar është dita e parë e një kapitulli të ri dhe për shumë njerëz, një shans për një fillim të mbarë. Prandaj për ta nisur vitin mbarë shumë besojnë se ka disa bestytni që lidhen me këtë ditë, të cilat supozohet se sjellin fat, shëndet dhe pasuri për të gjithë vitin.

Mos Punoni Ditën e Parë të Vitit

Besimi thotë se si ta kaloni ditën e parë të vitit, ashtu do t’ju shkojë e gjithë java, muaji apo viti. Për këtë arsye, është mirë të shmangni punën e rëndë më 1 janar, duke e kaluar ditën në harmoni dhe pushim.

Mos Jepni Borxh

Në disa zona besohet se nuk duhet të jepni para hua ose borxh ditën e parë të vitit, pasi kjo mund të simbolizojë humbje financiare gjatë gjithë vitit. Po ashtu, mirë është të mos kërkoni borxh nga të tjerët.

Vizitorët e Parë në Shtëpi

Sipas traditave, personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj më 1 janar është i rëndësishëm. Nëse ky vizitor është një person i dashur dhe pozitiv, besohet se ai sjell fat për të gjithë vitin. Në disa raste, konsiderohet fat i mirë nëse vizitori i parë është një burrë.

Mos Pastroni Shtëpinë

Një tjetër bestytni e njohur është që më 1 janar të shmangni pastrimin e shtëpisë, përfshirë fshirjen ose hedhjen e plehrave. Besohet se kjo veprimtari “largon fatin” dhe energjitë e mira nga shtëpia.

Hani ushqime që simbolizojnë bollëkun

Rrushi: Simbolizon bollëk dhe shëndet.

Shega: Lidhet me pasurinë dhe fatin e mirë.

Pjata me mish: Një tavolinë e pasur mëngjesi simbolizon begatinë financiare.

Veshja e re

Shumë njerëz zgjedhin të veshin rroba të reja më 1 janar, duke besuar se kjo sjell një ndjenjë rinovimi dhe energji pozitive për vitin e ri.

Mos bëni sherr që ditën e parë

Një bestytni tjetër sugjeron se grindjet apo debatet më 1 janar mund të sjellin konflikte gjatë gjithë vitit. Është mirë ta kaloni ditën me qetësi dhe dashuri pranë të dashurve tuaj.

Monedha në Xhep

Dita e parë e vitit nuk duhet të gjejë askënd me xhepat bosh. Besohet se mbajtja e një monedhe ose shume të vogël parash në xhep simbolizon pasuri gjatë vitit.

Ushqim të bollshëm

Një tavolinë e bollshme në këtë ditë simbolizon një vit plot mirëqenie.

Mos qani ditën e parë

Sipas besimeve, lotët e derdhur më 1 janar mund të sjellin trishtim gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye, njerëzit përpiqen të shmangin emocionet negative dhe të fokusohen në gëzim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj