Covid-i më gjeti pa plan e më hodhi në duar mjekësh matrapazë që më bënë lëndë të parë për Turqinë

Covid-i më gjeti pa plan e më hodhi në duar mjekësh matrapazë që më bënë lëndë të parë për Turqinë

Shpetim Luku

Me duket se e kalova Covid-in. Doja ta jepja me pare kete lajm, mirepo deshiroja te isha sa me i sigurt dhe sot, pas 20 ditesh nga shfaqja e simptomave dhe konfirmimi pozitiv me testin perkates, mund te them se e kam kaluar ate. Nuk ishte nje beteje e lehte, pasi tek une dominoi ankthi dhe gjendja e renduar psikologjike. Kjo pasi, kisha jetuar vetem sipas skenarit qe virusi nuk do me kape. Une isha kampioni i ruajtjes dhe kujdesit. Aq sa isha bere dhe objekt talljeje nga shume shoke e miq, te cileve iu bente pershtypje sjellja ime ne nje menyre te tille qe presupozonte tek gjithkush qe e kishte virusin. Masken nuk e hiqja kurre, dizifektantin e perdorja mbi 25 here gjate dites. Nuk takoja njeri, kisha perqafuar nje stil jete prej thuajse vetmitari. Te vetmen pike te dobet kisha percaktuar pjesetaret e tjere te familjes. Ndaj, kur nje dite te bukur, vajza deklaroi se kishte dite qe i dhimbte trupi dhe se i kishte ikur eshe nuhatja dhe shija, mendova se e keqja e madhe mberriti. Dhe nuk vonoi me shume se te nesermen qe te merrja indikatorin e pare te fillimit te betejes me virusin famekeq. Temperatura 37. 4.

Prekja nga virusi me gjeti pa plan. Me hodhi ne duar mjekesh te papergjegjshem e matrapaze, te cilet me bene objekt abuzimi me skanerat dhe me pas, me pane si "lende te pare" Turqie. Megjithese ne pergjithesi semundja kishte marre per lehte, pa ndonje temperature te larte shume, pa marrje fryme, me norma saturimi te oksigjenit 96-97, nje doktoreshe qe vetem e tille nuk mund te jete, ia doli qe te me fuse ne nje panik total. Qe nga menyra se si me transmetoi rezultatet e skanerit me alarm te madh. Ke kaluar ne bronkopneumoni- me tha e "alarmuar" dhe fill pas kesaj filloi te me jape alternativat qe kisha ne dispozicion. Duhet te shkoja- sipas saj-ne Turqi nese doja te rrisja shanset e mbijeteses ose duhet te hospitalizohesh ne Shqiperi.

"Mendohuni me qetesi sonte dhe vendosni e me thoni"- vazhdoi ajo. Po ku mund te behej me fjale per qetesi?! E per te ndikuar akoma me shume ne realizimin e qellimit te saj referonte shembuj te tjere, si psh pronari i nje restoranti te njohur ne Durres, i cili nuk i kishte perfillur keshillat e saj dhe kishte perfunduar me norma saturimi oksigjeni 80 per qind e me poshte. Une vazhdoja te zhytesha ne panikun qe dukej se skishte fund. Dhe kur me ne fund guxova te thyej heshtjen e gjate, prej te keqes se madhe qe me kishte zene deren, duke shfaqur dyshimin se si mund te udhetoj duke qene pozitiv, "doktoresha" shprehu gadishmerine e saj per te me "ndihmuar" duke me pajisur me tampon negativ fals, per te udhetuar me pas si pasagjer linje e per te perfunduar ne spitalin turk si pacient. Sigurisht qe kjo ishte nje alternative e paperballueshme per mua, megjithate i vetmi moment ku me punoi mendja ishte dergimi i nje sms nje miku tim biznesmen, i cili ma kishte lene te hapur shtegun e kerkeses per ndihme ne cdo moment. Pergjigja e tij erdhi e menjehershme, duke me lene takim ne nje lokal dhe ku thirri ne te edhe nje mjek te spitalit amerikan, i cili kishte mjekuar persona te shumte me Covid 19. Pas shikimit te skanerit, doktori, nje person simpatik dhe shume qetesues tha se rasti im ishte i lehte, me vetem 10 per qind prekje mushkerie, mirepo mendja ime ishte aq e terrorizuar prej "konkluzioneve" te mjekes se meparshme, ndaj dhe paraqitesha mosbesues. Ideja fikse qe me qe rrenjosur ne tru ishte se kisha mberritur tashme ne fund. Sado qe shoke e miq, si dhe doktori i ri me sugjeronin qe te ruaja qetesine dhe optimizmin, si nje nga armet baze te luftimit te kesaj semundjeje, sado qe ky doktor me premtonte qe do te behesha me mire, se do e kaloja, sado qe ky doktor me tregonte shembuj ku e ku me te rende se une e qe ia kishin dale, serish vazhdoja te meditoja e te beja bilancet per jeten e deritanishme.

Qe ate nate, kur bera takimin me doktorin e ri, nepermjet mikut tim te cmuar, filloi mjekimi standart intravenoze. Ndonese nuk kisha simptoma te theksuara, serish rrija plot ankth e stres, nen friken e improvizimeve qe mund te kishte ky virus i pabese si dhe nga ndikimi i madh negativ qe kishte shkaktuar tek une matrapazja me bluze te bardhe. Temperaturen dhe oksigjenin e masja cdo 10 minuta sepse me dukej se me merrej fryma. Oksimetrat dhe termometrat tregonin te dhena te mira, por nuk arrinin te me qetesonin. Ditet kalonin nje e nga nje e une i numeroja ato me padurimin e ushtarit qe pret perfundimin e ushtrise. Dhe ja, tani besoj se jam ne statistikat e te sheruarve dhe per kete duhet te adresoj falenderimet me te medha per Dr. Genti Hutin, infermieret Eugen Ismolli, Xhulion e Gazin, miqte e mi qe u interesuan ne menyre te panderprere duke me dhene nje suport te madh psikologjik, si Petrit Ago, Muharrem Meko, Alfred Peza, Magdalena Alla, Eva Kushova, Artur Llana, Ilir Topalli e te tjere. Mirepo kurre nuk do me shqitet shija e hidhur e sjelljes se keqe, e tentatives per perfitim prej atyre qe e kane per detyrim profesional e moral humanizmin dhe preokupimin e plote ne dobi te shendetit te njerezve. Ashtu sikurse duhet te pohoj e konformoj krenarine e pasjes se miqve te mire, te miqve te vertete qe te bejne te ndihesh nje person shume i pasur nga ana shpirterore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 14/02/2021 11:34

    Perderisa nuk e ben publike emrin e doktoreshes zhvatse,,,,dhe perderisa nuk e ka denoncuar,,,per mua do te thote se sh.luku shpif. Se perse i duhet edhe alfred peza ne kete shpifje,,,koha do ta tregoje

    Përgjigju
  • Sonila: 13/02/2021 01:12

    Habitem qe ti kishe dal pozitiv edhe takove mikun edhe doktorin ne nje lokal? Si behet kjo? Ata nuk kishin frik qe ti ishe pozitiv? Po pse vajte te lokali, nuk e di qe mund ta transmetosh virusin te njerzit qe skan faj te lokali qe vajti duke njohur qe je pozitiv? Kur del pozitiv Keshilli eshte te rish ne shpi te karantinohesh Ndoshta prandaj kemi ritje te rasteve sepse ata qe dalin pozitiv takojn miqt e tyre neper lokale

    Përgjigju
  • meri: 12/02/2021 23:10

    Doktoresha qe kerkon te fallsifikoi tamponin,nga pozitiv ne negativ,pacienti i prekur nga COVID-19 ,del nga shtepia dhe ulet ne lokal,shoku i te infektuarit ,fton shokun e vet( doktor)dhe ulen se bashku ne lokal.Te gjithe te pa ndergjrgjshem per veprimet qe kan ber.TE GJITHE KAN SHKELUR LIGJIN.

    Përgjigju
  • Eda: 12/02/2021 22:39

    Ashtu siç permende emrin e mjekut qe te mjekoi dhe qetesoi do kishe bere mire te permendje dhe demaskoje me emer e mbiemer dhe doktoreshen qw krijon panik dhe mundohet te zhvate mbi fatkeqwsinr e njerezve. Pa emer konkret nuk vlen komenti

    Përgjigju
  • XXXX: 12/02/2021 22:29

    I paske mbush breket miku im. Ne cdo rresht duket trimeria jote e pizgosur. Me shume se nje shkrim qe ka nje thelb e nje permbajtje duket si tregim i nje njeriu qe ka mbush breket nga frika dhe sdi ca te tregoje apo ke te falenderoje me shume, virusin qe e la gjalle apo miqte qe i dhan kurajo se tjeter skishin ca ti jepnin. Vdis si burre nese ke me vdek, se asnje si ka shpetuar e ska per ti shpetuar vdekjes. E mos u qaravit si dhiaks.

    Përgjigju
  • Paraja paraja: 12/02/2021 21:35

    Amarildo nuk e pati këtë fat. Edhe ai i pagoi 60 mijë euro por për fat të keq nuk ia doli. Klodian Allajbeu s’ta jep xhenazen po nuk i pate paguar një më një

    Përgjigju
  • Dorina: 12/02/2021 20:14

    Fat i madh edhe per mua te isha nen perkujdesjen dhe konsultat e vazhdueshme me Dr.Genti Hutin Terapia dhe kujdesi i doktorit dhe stafit te reanimacionit Gazit dhe Eugenit me ngriten ne kembe edhe pse me prekje te mushkerise grada e 2-te. Mirenjohje dhe perulje per humanizmin e tyre!!

    Përgjigju
  • Faslli: 12/02/2021 20:12

    Dmth me Kovid ky u takua ne lokal me nje biznesmen dhe me nje doktor?...hajde njerez hajde...dhe fajin e ka qeveria...

    Përgjigju
  • Shkodrani: 12/02/2021 20:08

    Që dr. Genti është djalë dhe mjek i mirë e konfirmoj sepse që në gjimnazin e Shkodrës shkëlqente. Të uroj të shkuara dhe përgëzime për reklamën me stil. E ke futur mes rreshtave emrin e spitalit si pa qëllim. Me qëllim duhet demaskuar çdo veprim i mjekësisë që nuk shkon në drejtimin e duhur. Me qëllim duhet thënë që në spitalet publike ka më shumë mjekë të mirë dhe etikë në sjellje sesa gra dhe burra matrapazë.

    Përgjigju
  • Dorina: 12/02/2021 20:04

    Me behet qejfi per sherimin tend Shpetim.Ashtu sikurse do te deshiroja shume qe fatin tend dhe timin ta kishin edhe te semuret e tjere me covid-19. Une jam paciente e sapo stabilizuar nga trajtimi dhe perkujdesja e Dr.Gent Hutit dhe infermireve te reanimacionit Gazit dhe Eugenit. Nga ajo cfare kalova mund te them qe engjejt me bluza te bardha ekzistojne dhe ata me ngriten perseri ne kembe. Mirenjohje pa fund!!

    Përgjigju
  • Caci: 12/02/2021 19:06

    Tani po i ben reklame spitalit amerikan apo po demaskon deshtimin e qeverise ne pandemi?!

    Përgjigju
    • goni: 12/02/2021 22:42

      Dr Genti esht flori.... ate qerosin pronarin e zont virusi grada zh se i myti njerzit ne fatura cmendura

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë