Beteja kundër kancerit
katër mitet që duhen rrëzua

Beteja kundër kancerit<br />katër mitet që duhen rrëzua
Sëmundjet tumorale janë kthyer në vrasësin më të madh të njerëzimit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse aktualisht kemi 14 milionë persona të prekur në vit nga tumoret, deri në vitin 2030, vendet në zhvillim do të mbartin barrën e gati 21.4 milionë rasteve të reja me kancer në vit. Ndërsa në vendin tonë kjo shifër është rreth 6500 raste të reja në vit.

Kostoja e kancerit është vlerësuar të arrijë 458 bilionë dollarë në vit në 2030.

OBSH vlerëson se një paketë bazë e strategjive kosto-efektive, duke adresuar faktorët e përbashkët të rrezikut të kancerit (përdorimi i duhanit, alkoolit, dieta jo e shëndetshme dhe pasiviteti fizik ) do të kushtojë vetëm 2 miliardë dollarë në vit.
 
Pikërisht për të fituar betejën me këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka caktuar 4 shkurtin si Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit.

Mesazhi kryesor i kësaj dite për këtë vit ishte “Të rrëzojmë mitet”, duke sunyar që mes polemikave të shumta për këtë sëmundje të ofrojë informacion të saktë dhe të drejtë.
 
Miti I: Nuk është nevoja që të flitet për kancerin. Por ekspertët sugjerojnë se në të vërtetë të folurit hapur për kancerin me familjarët, kolegët, miqtë, mund të jetë një lehtësim i madh dhe të përmirësojë rezulatet e personit të prekur.

Miti II: Kanceri nuk ka shenja apo simptoma. Në të vërtetë ekspertët thonë se shumë lloje kanceresh na paralajmërojnë që në fillesën e tyre, por ne duhet të jemi të vëmendshëm për t’i lexuar ata.
 
Miti III: Kundër kancerit nuk mund të bësh asgjë. Por ekspertët thonë se secili prej nesh mund të bëjë shumë dhe se një e treta e kancereve më të zakonshme mund të parandalohen.
 
Miti IV:
Nuk kam të drejtë të marr një kurë kundër kancerit. Ekspertët e shëndetësisë këmbëngulin se të gjithë njerëzit kanë të drejtë të barabartë, pavarësisht kushteve ekonomike për akses në trajtime efektive kundër kancerit.

dita boterore kunder kancerit


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan