Ademi në 'Pa Protokoll': Një ambasador më kërkoi të kandidoja e pavarur në 30 Qershor, Meta më alarmoi!

TIRANE-Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll" në Report Tv mbroi Presidentin Ilir Meta për dekretin e emërimit të Marsida Xhaferllarit dhe mos njohjen e Arta Vorpsit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Për Ademin, po faktohen paralajmërimet e opozitës se Rama po kap Gjykatën Kushtetuese, ndërsa opozitën në parlament e cilësoi të kapur dhe pa integritet.  

"Çështja e Gjykatës Kushtetuese po bën vite dhe tani kemi arritur kulmin dhe nuk e dimë si do të zgjidhet. Është e vërtetë që është institucioni që garanton cdo mundësi të abuzimit me ligjin apo Kushtetutën. Fakti që nuk e kemi duket se ka pasoja të mëtejshme, që ka pasur edhe ato të pushtetit vendor, kur lidhet më pas edhe me parlamentin, janë çështje që presin zgjidhje. Ngërçi do të vështirësojë çështjet e Shqipërisë, amulli që askush nuk e kishte menduar. Askush nuk e kishte menduar noterizimin. Për qytetarët po bëhet e qartë kush po e pengon gjykatën Kushtetuese. Në parlament opozita nuk ka ndonjë dorë për vendimet e çmendura, që sjellin amulli.

Opozita në parlament? Nuk po flas për njerëz të blerë, por me integritet. Unë njoh disa nga ata, nuk bënte sens ai votimi me 97 vota. Sot më shumë se kurrë opozita është e interesuar për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, të pavarur. Na e ka kërkuar OSBE-ja, Bundestagu, integrimi, shoqata e bashkive të Shqipërisë për verifikimin dhe ilegjitimitin e 30 Qershorit. Jam në pritje unë si kryetare e bashkisë së Shkodrës për t'i dhënë fund amullisë. Mezi e kam pritur. Vetëm një mendje e çmendur.

Po faktohet ajo që tha opozita, që Rama po kap reformën në drejtësi. Është e llogaritur për të pasur hapat të gjithë...është ë paprecedent. Nuk di nëse do të kishte ndonjë mundësi tjetër Presidenti të vepronte ndryshe. Presidenti nuk ka asnjë rrugë tjetër vecse të lexojë atë që është shkruar, pasi do të kishim probleme edhe më të mëdha. Në cdo rast e kam dëgjuar, ai i referohet Kushtetutës" tha ajo.

Duke komentuar debatet për Reformën Zgjedhore, Ademi tha se rreziku përballë Edi Ramës ekziston edhe nëse do të miratohet Kodi i ri. "Edhe  me Kod të përmirësuar me këtë qeveri do të kemi probleme. Nuk jam dakord dhe opozita në asnjë rast nuk do të bëjë marrëveshje politike. Opozita po lufton, po përpiqet shumë". Në vijim të bisedës, Ademi zbuloi edhe një bisedë me një ambasador, por jo emrin, që sipas saj i kishte kërkuar që të kandidonte e pavarur në zgjedhjet e 30 Qershorit, kur opozita bojkotoi. "Një ambasador më pyeti pse nuk kandidoni e pavarur se fitoni.

Nuk do ta merrja kurrë përsipër dhe kur e mendoj askush nuk merr përsipër për të vendosur njerëzit përballë krimit te qendrat e votimit" tha Ademi. Deklaratën e Presidentit për armatosje të popullit, si një nga tre rrugët që i kanë  mbetur, Ademi e komentoi kështu "Presidenti ka thënë një gjë që mua më ka vrarë veshin dhe më alarmon, ka tre mundësi tha ai. Në atë parlament. Në atë parlament ata duhet të bëjë një hap pas, po vjen edhe 28 Nëntori" tha ajo.

Ademi tha se në krye të bashkisë do të qëndrojë deri në  momentin që Presidenti do të dekretojë datën e re të zgjedhjeve. "Ne kemi kaluar grusht shteti të vërtetë. Unë do të jem kryetare deri kur të ketë zgjedhje të rregullta, sikur duhet për kryetar dhe këshill bashkiak. Unë pres që të kem një dekret të Presidentit në momentin e duhur pasi të sigurohemi për zgjedhje vendore. Ne presim një verdikt nga Gjykata Kushtetuese. Situata në bashki nuk është e lehtë. Ne punojmë cdo ditë, kemi një ngarkesë të shtuar, jo vetëm për shkak të nevojës, e kemi menaxhuar shumë mirë. Nuk kam pasur kurrë presion".

Por si i ka marrëdhëniet me Lulzim Bashën e Jozefina Topallin dhe a do të rikandidojë sërish për bashkinë e Shkodrës?  "Jam anëtare e PD-së që nga 1996, nëna ime ka qenë anëtare kryesie. Me të gjithë kolegët, me kryetarët të gjithë në Shkodër, por edhe në Tiranë, doktorin kur ishte, por kam respektuar të gjithë anëtarët dhe vijoj të kem të njëjtat marrëdhënie. Të gjithë kanë kontributin e rëndësishëm në etapa të ndryshme dhe për këtë kam një qëndrim serioz; respekt, por edhe bashkëpunues.

Kjo është ajo që më udhëheq në punën time. Ne komunikojmë cdo ditë  me kryetarin (Bashën). Përpiqemi që të punojmë në grup. Topalli është një ndër gratë me kontribut të rëndësishëm për PD-në, unë dikur  kam qenë anëtare e shtabit të Topallit. E takova para dy javësh, të gjithë njerëzit që kanë kontribuar në PD meritojnë respektin. Për kandidimin jemi herët për të folur. Projekti  bashkisë së Shkodrës duhet të vijojë, pasi 4 vite ka që ka nisur" përfundoi ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oho: 16/11/2019 10:41

    Baxhella e Shkodres

    Përgjigju
  • asl: 16/11/2019 05:51

    Dogje shkolla,vodhe e vjedh per mua je mire ne detyre ske faj ti keshtu jane te gjithe si ps,pd lsi...njerzit jane mesuar cdo gje ta zgjidhin me ryshfete..,Xhungel me gjelberim.

    Përgjigju
  • Popull: 16/11/2019 01:01

    Bravo Voltana je burneshe populli nuk i NJEH ZGJEDHJET E30qershorit

    Përgjigju
    • Arbëri: 16/11/2019 10:40

      “Burrnesh” e kapur dhe by...shitur , se përndryshe do ishte larguar ashtu si partia e saj komuniste më falni desha të them “demokratike”

  • Mona: 15/11/2019 22:45

    Epo të mbushësh hapsirën me Voltanën kur ke plot ça të shkruash më duket tallje e madhe. :p

    Përgjigju
  • Sifi: 15/11/2019 22:15

    Ligjerisht te ka mbaru mandati si kryetare ,dhe prandaj e mbron Meten se nuk pranon zgjedhje ne Shkoder dhe nga ana tjeter kerkon zgjedhje te parakoheshme . Dil ne zgjedhje Voltan dhe po ta dhane shkodranet postin perseri ta gezosh . Sa per veprimet e Metes mos flit se nuk e ke haberin nga kushtetuta.Presim gjykaten Kushtetuese te prononcohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)