Nga kjo e martë subjektet politike nuk do të mund të konstestojnë dhe ankimojnë më rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit, ishte kjo deklarata që dha në një dalje për mediat kreu i
KQZ Klement Zguri.
Zguri bëri me dije se krahas PDIU, PD dhe PS kanë kontestuar disa nga tabelat përmbledhëse.
Konkretisht PDIU ka kontestuar tabelën përmbledhëse për Qarkun Tiranë.
Ndërkohë që KQZ-ja ka vendosur që nesër paradite të shqyrtojë kërkesën e PDIU-së si dhe atë të PS-së. Relator i çështjes së ankimimit të PS, goglat kanë shortuar nënkryetarin e KQZ, Denar Biba.
PD ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Berat, ndërsa PS ka dyshime për tabelën përmbledhëse për qarkun e Tiranës.
“PDIU e ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë, PD për qarkun Berat dhe PS tabelën përmbledhëse të qarkut Tiranë. Tabelat për qarqet e tjera nuk mund të kontestohen më. Asnjë kërkesë nuk mund të depozitohet më për pavlefshmëri”, tha Zguri në konferencë për shtyp.
Kreu i KQZ, Klement Zguri tha se tashmë është koha që Task Force e qeverisë e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve të bëjë publike rezultatin e punës së tyre.
Gjithashtu ai ka kërkuar nga organet e hetimit të përfundojnë sa më shpejt hetimet për regjistrimin e çështjeve hetimore që kanë bërë për zgjedhjet.
Ai kërkoi që këto organizma të bëjnë publike punën e tyre.
Kërkesa e PS, relator Denar BibaPartia Socialiste ka ankimuar tabelën përfundimtare të rezultatit të qarkut të Tiranës, duke ngritur dyshime për shifrat zyrtare të reflektuara në KQZ.
Shorti i hedhur sot në KQZ, zgjodhi Denar Bibën relator të çështjes ku do të shqyrtohet ankimimi i PS. Kërkesa e PS do shqyrtohet nesër nga KQZ.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 1669
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26