'Beteja' për taksat, eksperti Fatos Çoçoli: Taksa e sheshtë favorizon monopolet, progresivja mbron vendin nga rënia ekonomike

Në prag të fushatës elektorale, kur edhe palët politike kanë nisur shpalosjen e programeve, taksa progresive apo ajo e sheshtë është në qendër të dilemave se cila është e duhura për ekonominë.

Në studion e Report Tv, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli të dyja taksat kanë rreziqet e veta për ekonominë, por ajo progresive frenon rënien e ekonomisë, ndërsa mbron shtresën më të ardhura më të ulëta.

"Progresistja zbatohet nga vendet e zhvilluara, mbron shtresat e ulëta, mbron një vend nga rënja ekonomike dhe sjell të ardhura më shumë, mbron vendet nga kriza" - tha Çoçoli.

Por ndërsa opozita akuzon shumicën socialiste për favorizim të të ashtëquajturve oligarkë, eksperti thotë se është taksa e sheshtë ajo që zhvendos barrën fiskale nga të pasurit drejt shtresës së mesme dhe të varfër.

 “Taksa e sheshtë nuk mbështet rritjen ekonomike, krijon monopole dhe oligopol, zhvendos barrën fiskale nga të pasurit tek shtresa e mesme dhe e ulët, rëndon bizneset e vogla, dëmton konsolidimin e buxhetit, dëmton rritjen e pensioneve. Kontributi i të ashtëquajturve oligarkë në buxhetin e shtetit më i lartë me taksën progresiste” - tha Çoçoli.

Në studion e Report Tv, Fatos Çoçoli  sqaron se taksa progresive rrit numrin e bizneseve të mesme, ndërsa e bën thujse të pamundur që një biznes ti shpëtojë syrit kontrollues të shtetit.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë