Beteja për teatrin / Ja pse Kushtetuesja nuk mund të shqyrtojë kërkesën e Metës për rrëzimin e ligjit

Beteja për teatrin / Ja pse Kushtetuesja nuk mund të shqyrtojë kërkesën e Metës për rrëzimin e ligjit

Gjykata Kushtetuese, në 24 dhjetor të 2019, ka vendosur gjatë një seance paraprake, që të kalojë për shqyrtim në seancë plenare me dyert të hapura kërkesën e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri. Vendime të tilla paraprake, në bazë të ligjit, merren me tre anëtarë. Në bazë të këtij vendimi, Kushtetuesja i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave, Ministrisë se Kulturës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë që të paraqesin komentet e tyre në lidhje me ligjin dhe pretendimet e Metës, deri në 22 janar 2020. Po çfarë do të ndodhë pas datës 22 janar 2020? A mundet ligjërisht Gjykata Kushtetuese të nisë shqyrtimin e kërkesës së Metës rreth kushtetutshmërisë së ligjit për teatrin? Si do të vijojë beteja për Teatrin Kombëtar gjatë vitit 2020? 

Me përbërjen aktuale, Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë mundësi ligjore që të nisë shqyrtimin e padisë së Presidentit Meta për rrëzimin ose jo të ligjit për ndërtimin e teatrit të ri. Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon qartë kuorumin e domosdoshëm për shqyrtimin e çështjeve në seancat plenare. Konkretisht, pika 1 i nenit 32 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, parashikon që Kushtetuesja shqyrton çështjet në seancë plenare me pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por në asnjë rast të jo më pak se të dy të tretave të tyre. Në bazë të këtij parashikimi, që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë një çështje në seancë plenare, duhet të ketë të paktën 6 anëtarë. Aktualisht, Kushtetuesja ka vetëm katër anëtarë; Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Vitore Tusha. Kushtetueses i duhen edhe dy anëtarë të rinj, për të krijuar kuorumin e domosdoshëm, për t’u mbledhur për t’i dhënë zgjidhje çështjes së Teatrit Kombëtar. 

Por, nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese mund të bëjë seleksionimin e çështjeve që do të shqyrtohen në seancë plenare në të ardhmen, kur të krijohet kuorumi. Kërkesat për shfuqizime të ligjeve dhe vendimeve, sipas nenit 31 pika 1 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar në vitin 2016, ‘shqyrtohet paraprakisht nga kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori’. Gjatë muajit dhjetor të 2019, Gjykata Kushtetuese, me trupa gjykuese me nga tre anëtarë, ka vendosur moskalimin për shqyrtim në seancat plenare të 17 çështjeve, ndërsa një çështje e ka kthyer për plotësim. Nga ana tjetër me 24 dhjetor ka vendosur kalimin e çështjes së teatrit për shqyrtim në seancë, por nuk ka caktuar dhe nuk mund të caktojë datë për zhvillimin e seancës, për shkak të mungesës së kuorumit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajduti: 07/01/2020 11:08

    Çfar tmerri hajdut ilir meta president në një koh që ky qen duhet të ishte në burg. E populli mjer të presi të mira nga ky vemje po mir ti bëhet kur votojn kshu lloi krimbash.

    Përgjigju
  • Po cfare thoni: 06/01/2020 22:03

    Presidenti Meta kandari nga Skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar