"Një moment shumë i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi". Kështu e përkufizon ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ngritjen e SPAK. Soreca thekson se lufta e korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.
"Mirëpresim betimin e 8 prokurorëve të SPAK para presidentit. Tani ata janë gati të nisin punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Lufta kundër Korrupsionit dhe organizimit të krimit është përparësia kryesore për Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit të BE-së", shkruan Soreca.
Lajmi kryesor: