SPAK nis punën/ SHBA: Do çojë para drejtësisë 'të paprekshmit'! BE: Moment i rëndësishëm për Drejtësinë

TIRANË- Të gjithë ndërkombëtarë, njëzëri e kanë cilësuar ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, si një hap shumë të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi.

SHBA-ja vë theksin se ky institucion i iri i Drejtësisë duhet t'i japë fund epokës së të "paprekshmëve" që nga zyrtarët e lartë e deri tek bota e krimit dhe se për këtë ka mbështetjen e pakushtëzuar.

Nga ana tjetër, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, shtojnë se ngritja e SPAK është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
BE përshëndet zgjedhjen e kryetarit të SPAK, Soreca: Ditë e rëndësishmë për reformën në drejtësi

1576223584_soreca.jpg

Bashkimi Evropian përmes ambasadorit në Tiranë, Luigi Soreca, përshëndeti përzgjedhjen e Arben Krajës në krye të SPAK.

"Sot është me të vërtetë një ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo ka emëruar drejtorin e SPAK, zotin Arben Kraja. Dhe Gjykatat e SPAK, Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të Apelit, fillojnë punën sot me 18 gjyqtarët e parë të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor", shkruan Soreca në një postim në Twitter.

Ora 14:46
SHBA-të reagim të dytë për betimin e prokurorëve të SPAK: Krah shqiptarëve për sistem transparent të drejtësisë

1576763184_betimi.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një reagim të dytë pas vetimit të prokurorëve të SPAK në Presidencë, duke i hapur rrugë kështu ngritjes së institucionit më të ri nga reforma në drejtësi. SHBA-të thonë se janë krah Shqipërisë dhe reformës në drejtësi prej miratimit të saj në vitin 2016, dhe se do të qëndrojnë krah vendit tonë për t'i dhënë shqiptarëve një sistem transparent të drejtësisë.

"Shtetet e Bashkuara qëndruan krah Shqipërisë kur reforma në drejtësi u miratua në 2016-ën. Ne ishim aty kur filloi procesi i vetingut dhe ndërsa themeloheshin këshilli i lartë gjyqësor dhe këshilli i lartë i prokurorisë. Edhe sot, i Ngarkuari me Punë Daniel Koski ishte aty ndërsa tetë prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) bënë betimin e tyre përpara Presidentit Ilir Meta. Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë që ata të gjithë meritojnë. Reforma ne drejtesi", shkruhet në një njoftim të ambasadës amerikane shpërndarë në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Ora 14:29
SPAK/ Shefja e ONM: Hap thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar lidhur me betimin e 8 prokurorëve të SPAK. Në një reagim të shkurtër, Calavera shkruan se ngritja e kësaj strukturë të Posaçme është një hap thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

"Mirëpresim ngrohtësisht betimin për tetë anëtarët e parë të SPAK. Një hap thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri", shkruan Calavera.

Ora 12:17
Ngritja e SPAK/ Gjermania: Forcë dhe energji prokurorëve të rinj! Hap kyç për Ref. në Drejtësi

Njëjtë si SHBA dhe BE, edhe Gjermania e ka konsideruar ngritjen e SPAK si një moment të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, teksa përgëzuar dhe uruar prokurorët e rinj për marrjen e detyrës.

"Përshëndes betimin e tetë prokurorëve të strukturës speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK). Nisja e veprimtarisë së SPAK-ut shënon një hap tjetër të rëndësishëm të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shqiptar të drejtësisë. U uroj prokurorëve të SPAK-ut shumë forcë dhe energji për këtë detyrë të rëndësishme. Lufta e konsoliduar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër çelësat për progresin e mëtejshëm në procesin e integrimit në BE. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë si një partner i ngushtë i saj", shprehet ambasadori gjerman Zingraf.

Ora 10:23
Betimi i 8 prokurorëve të SPAK/ BE: Moment i rëndësishëm për zbatimin e Reformës së Drejtësisë

"Një moment shumë i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi". Kështu e përkufizon ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ngritjen e SPAK.  Soreca thekson se lufta e korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

"Mirëpresim betimin e 8 prokurorëve të SPAK para presidentit. Tani ata janë gati të nisin punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Lufta kundër Korrupsionit dhe organizimit të krimit është përparësia kryesore për Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit të BE-së", shkruan Soreca.

Ora 10:11
SPAK nis punën/ SHBA: Do çojë para drejtësisë zyrtarë dhe bosët e krimit që njiheshin si të paprekshëm

Ambasada Amerikane ka përshëndetur ngritjen e SPAK, teksa vë thekin se ky institucion i ri i drejtësisë do u japë fund epokës së "të paprekshmëve". Në reagimin e tyre, Ambasada përsëriti se Shqipërisë ka partner të palëkundur SHBA-në në luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar", shkruan amabasada Amerikane. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabrije zaimi: 05/02/2020 23:10

    Kam pritur te vinte ky momente.URIME SPAKUT.organi me i larte i drejtesise shqiptare.kunder krimit te organizuar.Me besim te plote tek ju.Mos na zhgenjeni.Ju kerkojme te vendosni linje KOMUNIKIMI E NR TEL.

    Përgjigju
  • SABRIJE ZAIMI: 05/02/2020 23:03

    Kam shume vite qe kam pritur kete momente shume te rendesishem per te vendosur drejtesine mbi krimin e organizuar ne shqiperine tone.Ju kerkoj me insistim te vendosni linjen e KOMUNIKIMIT TELEFON-ANDRESE .URIME E KRAHE CELNIK NDAJ KRIMIT 30 VJECAR.

    Përgjigju
  • Piramid: 20/12/2019 15:44

    Mesa u moren leket e piramidave do vendoset dhe drejtesia ne republiken socialisto-komuniste shqiptare.SPAKU barazi me KAKU ose shqip... albanez qe ska me i ik era per qindra vjet se kan bo femije kuçedrat si monika kryemadhi me shoke.

    Përgjigju
  • Lexues: 20/12/2019 11:18

    Si eshte e mundur qe krijimi i spak eshte mirepritur nga te gjitha partite..mos e do funksionoje kunder popullit kjo strukture??

    Përgjigju
  • Klodi: 19/12/2019 17:35

    God bless America

    Përgjigju
  • Arbeni: 19/12/2019 16:19

    AMIN,,AMEN,,AMAN SE NA E NXINE JETEN,,ATE SALIUN, METEN,BASHEN, MOR AMAN....

    Përgjigju
  • populli: 19/12/2019 14:26

    Keni mundesi te kapni nje faqe te re per kete vend te shumevuajtur.. Ju jeni e vetmja shprese..

    Përgjigju
    • Titi: 19/12/2019 18:10

      Mire e the, mik. Duhen shpejt disa rezultate te prekshme per te ringjallur shpresen e te jetuarit akoma ne kete vend.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…