Benet Beci, merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Shkodrës: Do të jetë bashkia ku ndahen punët dhe jo privilegjet! Bardh Spahia i shtrëngon duart: Votat u blenë

"Eshtë koha për t’u përqëndruar te puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes"

Me premtimin për të punuar për një Shkodër tjetër, atë të të ardhmes dhe të fëmijëve të së nesërmes Benet Beci bëri betimin sot (19 qershor)  para këshilltarëve bashkiakë për të nisur kështu detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës.

Për herë të parë pas 32 vitesh Shkodra, dikur bastion i së djathtës tani do të drejtohet nga një socialist. Për kryeministrin Rama ky ishte "një votim me mendje dhe jo me zemër" dhe prandaj të gjithë qytetarët presin ndryshimin nga kryetari i ri i bashkisë.

Në fjalën e tij ai premtoi se do të punojë me përkushtim për çdo banor të këtij qyteti i cili në çdo moment do ta ketë të hapur derën e bashkisë

Kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë këtu, dera e hapur për të gjithë. Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punet dhe jo privilegjet. "  tha ai.

Beci kishte dhe një mesazh për këshilltarët bashkiakë: "Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para!"

Në mbledhjen e paradites së konstituimit të keshillit të bashkise morën pjesë dy ministret Elisa Spiropali dhe Edona Bilali si dhe deputeti Agron Cela se bashku me prefekten Majlinda Angoni.

E pas betimit Benet Beci iu drejtua zyrës së kryetarit ku pararadhësi i tij Bardh Spahia i dorëzoi detyrën.

Kryetari i këshillit Bashkiak Oltion Luli u zgjodh kryetar i këshillit me 30 vota ndërkohë që zv/Kryetare janë zgjedhur dy zonja, përkatësisht Valjeta Bajraktari e Bashkë Fitojmë dhe Violeta Perndareca e PSD-së.

Benet Beci, doli fitues ne zgjedhjet e 14 Majit, duke thyer për herë të parë një bastion të demokrateve si Shkodra, duke mundur rivalin demokrat Bardh Spahia, me 11700 vota diference.

 Fjalimi i plote 
Së pari më lejoni t’i uroj të gjithë këshilltarët dhe kryetarin e këshillit bashkiak për detyrën

Unë sot kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem zgjedhur nga ju dhe njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Por më besoni që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Rruga që do të bëjmë bashkë pa diskutim ka vështirësi, por unë tani është koha për t’u përqëndruar te puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes. Ne duhet ta nisim punën të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shkodrani, në zhvillimin e ekonomisë, në mbrojtjen e mjedisit, në promovimin e hapësirave, ideve dhe nismave.

Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave.
Vullneti ynë, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me qeverinë dhe donatorët, e veçanërisht besimi që na kanë dhënë qytetarët janë një garanci e fortë për suksesin tonë.

Të nderuar këshilltarë,
 
Pavarësisht përkatësive tuaja (fatmirësisht ky këshill tashmë është përfaqësues i shumë grupimeve politike), te ju unë shoh të zgjedhurit e kësaj bashkie, ku duhet dëgjuar fjala e të gjithëve e ku nuk ka ndasi, nuk ka qytetarë të dorës së dytë, nuk ka rëndësi sa metra a kilometra larg godinës së bashkisë banojnë, a janë familjet e vjetra me derën e madhe, apo të ardhurit që në Shkodër gjetën mundësinë më të mirë për fëmijët e tyre, a i përkasin një partie a një grupimi. 

Kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë këtu, dera e hapur për të gjithë.

Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punet dhe jo privilegjet.
Ju, administrata e bashkisë e institucionet në varësi të saj, e sigurisht unë, prej sot jemi në shërbim të tyre, me dinjitet, me rregulla, me përkushtim.
Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para! Zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët!
Na u priftë e mbara! Faleminderit të gjithëve!

1687177015_beci.jpg

Betimi i Benet Becit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
I dorëzoi çelësat e bashkisë më shtrëngim duarsh, Bardh Spahia: Ia thash në sy Benet Becit, në Shkodër nuk pati zgjedhje, por masakër elektorale

1687188407_benetbecibardhspahia.jpg

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i dorëzoi sot çelësat e Bashkisë Benet Becit, ndërsa u panë teksa i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit. Bardh Spahia përmes një postimi në Facebook, shkruan e priti Becin në zyrë me kulturën e qytetarisë që është rritur dhe e ka trashëguar prej Shkodrës. Por, ai thotë se ia ka thënë në sy Benet Becit, gjatë takimit prej 10 minutash, se në Shkodër nuk pati zgjedhje, por masakër elektorale.

“Sot prita në zyrë z.Benet Beci. E bëra me kulturën e qytetarisë me të cilën jam rritur dhe e kam trashëguar prej Shkodrës time.

Por pa dyshim në ato 10 minuta takim, i përsërita z. Beci ç’ka kam shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur, se në Shkodër nuk pati zgjedhje, por një masakër të vërtetë elektorale, ku votat u blenë masivisht me milionat e eurove të hedhura nga pushteti, u grabitën me dhunë e kërcënime të paprecedent nga krimi i organizuar i mbështetur dhe koordinuar nga vetë shteti, të shoqëruara me retorikën shantazhuese të kryeministrit, për mosdhënie investimesh për Shkodrën. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 32 vjet pluralizëm dhe është një njollë e errët, që do i shoqërojë, të gjithë ata që u bënë pjesë e vjedhjes dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

Mirënjohje e respekt bashkëqytetarëve të mi, të gjithëve që më mbështetën si në këto zgjedhje ashtu edhe gjatë rrugëtimit të shkurtër në krye të bashkisë. Qytetaria, dinjiteti dhe integriteti janë tiparet që na dallojnë, e që padyshim do na bëjnë prapë bashkë shumë shpejt, sepse ne demokratët e kemi provuar që jemi qëndrestarë”, shkruan Bardh Spahia.

Ora 17:22
Benet Beci i shtrëngon dorën dhe i merr Bardh Spahisë çelësat e Bashkisë: Derën do ta kesh gjithmonë të hapur

19 Qershori shënon nisjen e mandatit 4 vjeçar në drejtimin e Bashkisë Shkodër nga Benet Beci.

E pas betimit dhe konstituimit të këshillit bashkiak Benet Beci iu drejtua zyrës së kryetarit ku pararadhësi i tij Bardh Spahia i dorëzoi detyrën.

Si dy shkodranë shtrënguan duart dhe patën një bisedë të vogël kortezie.

“ Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës” shkruan Beci në një postim në facebook.

Në mbledhjen e paradites së konstituimit të keshillit të bashkise morën pjesë dy ministret Elisa Spiropali dhe Edona Bilali si dhe deputeti Agron Cela se bashku me prefekten Majlinda Angoni.

Kryetari i këshillit Bashkiak Oltion Luli u zgjodh kryetar i këshillit me 30 vota ndërkohë që zv/Kryetare janë zgjedhur dy zonja, përkatësisht Valjeta Bajraktari e Bashkë Fitojmë dhe Violeta Perndareca e PSD-së.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • suada: 20/06/2023 13:18

    - mire Beci se i ri dhe te shikojme po keta bythlepirsitdhe bashkpunuesit shekullore si ky O.luli ish bythlepirs e bashkpuntore i fatos nanos ne vitet e renda te shkodres e shqiperis ne 98 ca kerkon prepe te perzei ujrat hiqni njerezit e gardes se vjeter qe nuk sollen asgje pervec bashkpunim me shkatrruesit e vendit

    Përgjigju
  • Razmagjija: 20/06/2023 08:18

    Enci! Mos harro Mark Gjeken e tenderave te30 viteve rrjesht qe merrte tek Bashkia juaj e dashur!Enci mos harro 3ri vilat e ndertuara me fondet e Bashkis ne Razem!qe Jane te Zhozit,Lorenci,dhe e tija si ndertues dhe marres tenderash.

    Përgjigju
  • ÷=/_: 19/06/2023 17:23

    Ky duket burr fisnik e ka me pas mrojtjen e shtetit nonstop por nuk durohet ai Agron Cela qe rren 24 ore rresht njeher me LSI e pat kthy partin ne bordello me mshtetjen e ilir metes e te ban me vjell ca ke hanger kur flet!

    Përgjigju
  • Petrit: 19/06/2023 17:00

    Ne krah kishte Agron Celen, kjo tregon cdo gje mbi "drejtimin e bashkise".

    Përgjigju
  • Lorenci: 19/06/2023 16:15

    Ai per tendera dhe pazarlleqe ka ardh ne krye te bashkise. Ndryshe prej Safet Gjicit, ky eshte pasiv

    Përgjigju
  • Ku ku moj nan: 19/06/2023 14:20

    I mjeri ti ça tu desh o Benet. Do gjobitesh nga Bajrat, Toma, Çelajt etj etj. Ske shance me ja dal se shkodra asht grope e thelle. Do e kuptosh sa te fillosh tenderat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë