Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua dhe njëkohësisht një ekstremiste të djathtë. Kryetarja e partisë "Vëllezërit e Italisë", Giorgia Meloni dhe qeveria e saj e koalicionit të djathtë është betuar të shtunën përpara presidentit të Italisë Sergio Mattarella. Ceremonia nisi në orën 10:00, ndërsa ministrat e qeverisë dhe familjarët e tyre u shfaqën në pallatin presidencial, duke nisur nga ora 09:00 e mëngjesit. Ministrat e parë që u shfaqën ishin ministrat Roberto Calderoli dhe Raffaele Fitto.
E para që vuri dorën mbi kushtetë për të kryer betimin e saj ishte kryeministrja Giorgia Melloni, ndërsa pas saj, para Matarellas u betuan dy zv.kryeministrat, të cilët do të mbajnë dhe detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Financave, Matteo Salvini dhe Antonio Tajani.
"Betohem! Do kryej detyrën me devotshmëri dhe në interes të vendit tim. Do zbatoj ligjin!", tha Meloni.
Të dielën do të kryhet dorëzimi i detyrës nga kryeministri, Mario Dragji tek Giorgia Meloni. Hapi i fundit drejt marrjes së së detyrës është të martën, ku qeveria e koalicionit të djathtë, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara një muaj më parë pritet që të votëbesohet në Parlamentin e Italisë dhe më pas të nisi menjëherë punën. Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua, e cila do të udhëheq për katër vite qeverinë italiane falë koalicionit me ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega.
Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia (FI). Ministër i Ekonomisë do të jetë Giancarlo Giorgetti nga partia e së djathtës nacoinale Lega. Giorgetti ishte gjithashtu edhe në qeverinë e paraardhësit të Melonit, Mario Draghi. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Kryetari i Legas Matteo Salvini do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër ashtu si edhe Tajani.
Meloni u urua nga ndërkombëtarët për detyrën e re, ndërsa një urim mori edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Qeveria Meloni
Betimi i Gorigia Melonit para Presidentit Sergio Mattarella
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar për urimet Presidentin amerikan Biden dhe atë ukrainas Zelensky.
“Falënderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden për urimet e tij. Shtetet e Bashkuara dhe Italia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë dhe një partneritet transatlantik, i bazuar në vlerat e përbashkëta. Mezi pres t'i forcoj më tej, duke luftuar së bashku për lirinë dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë Meloni.
“Italia është dhe do të jetë gjithmonë në anën e popullit të guximshëm ukrainas që po lufton për lirinë e tyre dhe për një paqe të drejtë. Ti nuk je vetëm!". Kështu Kryeministri Giorgia Meloni e shkruan në Tëitter duke iu përgjigjur presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe duke e falënderuar atë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe president i SHBA-ve, Joe Biden kanë uruar kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.
"Urime për Giorgia Meloni , gruan e parë Presidente të Këshillit të Italisë. Uroj që qeveria e re t'i përgjigjet me sukses të gjithëve. Sfidat e sotme. Pres bashkëpunim të vazhdueshëm të frytshëm për të siguruar paqen dhe prosperitetin në Ukrainë, në Itali dhe në botë!”, shkruan Zelensky.
“Italia është një aleate jetike e NATO-s dhe një partner i ngushtë, ndërsa kombet tona përballen së bashku me sfidat e përbashkëta. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë për të avancuar mbështetjen tonë për Ukrainën, të kërkojmë që Rusia të llogarisë përgjegjësinë e saj për agresionet e saj, të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike", shkruan Biden.
Kryeministri hungarez ka uruar Giorgia Melnon për postin si kryeministre.
"Urime Giorgia Meloni për formimin e qeverisë suaj! Ditë e madhe për të djathtën evropiane”, shkruan Orban.
Presidentja e Komisionit Europain Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel janë të parët që kanë uruar Giorgia Melonin për postin e kryeministres.
“Urime për Giorgia Meloni për emërimin si kryeministre italiane, gruaja e parë që mban këtë post. Pres bashkëpunim konstruktiv me qeverinë e re për sfidat me të cilat përballemi së bashku”, shkruan Von der Leyen.
"Urime Giorgia Meloni që merr postin e kryeministres së parë femër të Italisë. Le të punojmë së bashku për të mirën e Italisë dhe BE-së. Ju pres në Këshillin Europian për të punuar së bashku për të mirën e Bashkimit Europian”, shkruan Michel.
Xhaketë e zezë, bluzë e zezë, pantallona të zeza, totalisht në të zeza. Kjo ishte veshja që zgjodhi Giorgia Meloni për t’u betuar përpara presidentit Sergio Mattarella.
Biden dhe zelensky duan paqe duke mos pranuar bisedime dhe duke kerkuar arme sa me shume se doemos do te shesi bideja
Përgjigju