Rama uron Melonin si kryeministre të Italisë: Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të udhëhequr vendin! Të ectë mbarë

Rama uron Melonin si kryeministre të Italisë: Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të udhëhequr vendin! Të ectë mbarë

Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Me shprehjen italiane 'In bocca al lupo' (Të ectë mbarë), kryeminstri Edi Rama ka uruar Giorgia Melonin, e cila është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë. Me anë të një postimi në Tëitter, Rama bëri mesazh urimi duke i kujtuar Melonit edhe lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e Italisë që sipas tij gjithmonë ka frymëzuar marrëdhëniet mes 2 shteteve. 

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një shtet të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e vjetër dhe vëllazërore, që gjithmonë ka frymëzuar marrëdhëniet midis tyre. Të ectë mbarë”, shkroi Rama.

Qeveria e re e Italisë me në krye Giorgia Mellonin u betua sot para presidentit të Sergio Mattarella. Qeveria e koalicionit të djathtë, të martën pritet të votëbesohet edhe në Kuvend për të nisur zyrtarisht detyrën.

Të dielën do të kryhet dorëzimi i detyrës nga kryeministri, Mario Draghi tek Giorgia Meloni. Hapi i fundit drejt marrjes së së detyrës është të martën, ku qeveria e koalicionit të djathtë, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara një muaj më parë pritet që të votëbesohet në Parlamentin e Italisë dhe më pas të nisi menjëherë punën.

Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua, e cila do të udhëheq për katër vite qeverinë italiane falë koalicionit me ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Basha uron Giorgia Melonin: Marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej

Ish-kreu i Partisë Demokratike ka uruar kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni për detyrën e saj.

Në një postim në Twitter, Basha shprehet se është i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej.

“Punë të mbarë për kryeministren e re Giorgia Meloni, e cila me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve për të qenë gruaja e parë që do të udhëheqë Italinë në një periudhë sfidash të mëdha. Jam i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej, po ashtu dhe bashkëpunimin në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.”, shkruan Basha në Twitter.

/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin