Beyonce dhe Jay Z të ndarë për 1
vit, shkak tradhëtia me Rihannën

Beyonce dhe Jay Z të ndarë për 1<br />vit, shkak tradhëtia me Rihannën
Autori i një biografie të paautorizuar të Beyonce, thotë në libër se pavarësisht thashethemeve që thonë se Jay Z e ka tradhëtuar këngëtaren, e vërteta është që ajo nuk do ta toleronte kurrë! 

Në librin e shkruar nga J Randy Taraborrelli, me titull "Të jesh Beyonce", është shkruar rreth një flirti mes reperit Jay Z dhe Rihannës, në kohën kur këngëtarja nga Barbadosi ishte vetëm 17 vjeç. Në atë periudhë Beyonce nuk dinte si të vepronte dhe përfunduan të ndarë për rreth një vit, pasi mbretëresha e muzikës pop nuk dinte çfarë të bënte. 

"Ishte e gjitha një trillim," u shpreh autori i librit në një intervistë realizuar kohët e fundit për Entertainment Tonight, ndërsa shtoi se këto fjalë nisën të qarkullojnë me qëllim fuqizimin e karrierës së Rihannës, që në atë kohë synonte të çante në tregun e muzikës. "Tani mund ta themi me siguri se Rihanna dhe Beyonce janë mikesha", tha Taraborrelli. 

Po në këtë autobiografi u diskutua edhe sherri famëkeq që ndodhi në ashensor mes Jay Z dhe motrës së Beyonce, Solange Knoëles në 2014-ën, për të cilin faji ra përsëri mbi Rihannën. Beyonce nuk dëshironte që Jay të shkonte në festën e organizuar nga Riri, por e ruajti qetësinë. Nëse Solange nuk do të kishte shpërthyer, gjithçka do të kishte kaluar pa u vënë re. 

Autori i librit ka folur gjithashtu edhe për lidhjet e tjera të Beyonce dhe ka thënë se Jay Z është i dashuri i dytë që ajo ka pasur pas Lyndell Locke, me të cilin pati një lidhje 9-vjeçare. 
beyonce
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi