Beyonce i ka munguar skenës së muzikës me potencën e saj shpërthyese.

Por, këngëtarja është rikthyer me parfumin që mban emrin e saj “Beyonce”.

Ajo i ka vënë logon “Heat Wild Orchid” setit të saj fotografik dhe ambalazhit të aromës.

beyonce

Beyonce ka pozuar me një fustan madhështor, me copa të tejdukshme të gjata që ngjajnë  si flatra pas trupit të saj duke kontrastuar me njëra tjetrën ngjyrën e zezë dhe pink të orkidesë.

Ndërsa flokët 32-vjeçarja i ka mbledhur pas kokës me një tualet minimal.

Parfumi do të vijë në muajin gusht dhe kushton £24.99.

Parfumi kombinon erëra frutash pikante si shegë, ananas, etj dhe Beyonce do të shpenzojë me mijëra dollarë për promovimin e tij.

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)