Beyonces dhe Jay-Z
nuk u shiten biletat e turneut

Beyonces dhe Jay-Z<br />nuk u shiten biletat e turneut
Beyonce është rikthyer në një performancë bashkë me bashkëshortin e saj Jay-Z.

Ata kishin paralajmëruar se turneu i tyre “Run on the World” do të niste me 25 qershor në Florida.

Shitja e biletave të tyre ka përjetuar një rënie të ndjeshme dhe situata e tyre familjare është një arsye.

beyonce

Që në festën e Met Gala ku motra e Beyonce goditi Jay-Z, ata filluan të përfoleshin në media për një tradhëti të mundshme të Jay-Z dhe më pas një ndarje të çiftit.

Asnjëra nga këto nuk ka qenë e vërtetë pasi Solange e goditi Jay-Z, se ai kishte hequr dorë nga ndihma që i kishte premtuar për realizimin e albumit të saj.

Më pas, dy motrat u shfaqën në publik së bashku ndërsa Jay-Z ka qëndruar i tërhequr nga takimi midis tyre.

Rënia e shitjeve të biletave u pa që në turneun e tyre në Atlanta dhe New Jersey në datë 15 dhe 12 qershor.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi