Gjatë ditës së djeshme është grumbulluar ekipi përfaqësues që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, të pranishëm në ceremoninë e nënëshkrimit të kontratat me Komitetin Olimpik për përfaqëqsimin në Olimpiadë. Të pranishëm kanë qënë shefi i misionit Olimpik Viron Bezhani, përfaqësues të Ministrisë së Sporteve dhe pesë olimpistë, ndërsa pjesa tjetër akoma nuk janë grumbulluar pasi vazhdojnë përgatitjet jashtë vendit. Theksojmë që në Olimpiadë e kanë fituar të drejtën e pjesmarrjes 11 sportistë, në pritje të një vendimi është vetëm Klodiana Shala. Në një intervistë në përfundim të grumbullimit shefi i misionit Olimpik Viron Bezhani shprehet se përgatitjet po ecin në rrugën e duhur.”Ekipi Olimpik është grumbulluar dhe po vazhdon përgatitjet intensive para nisjes për në “Londër 2012”. Gjendja e të gjithë sportistëve është shumë e mirë dhe gati për të bërë një përfaqësim të denjë. Jemi optimistë që do të dalin me medalje nga Londra, besoj që Majlinda Kelmendi në xhudo dhe Romela Begaj në peshëngritje kanë më shumë shanse të dalin me medaje. Ndërsa përsa i përket atletes Klodiana Shala presim një përgjigje nëse do të marrë pjesë apo jo, përpara ditës së martë të javës së ardhshme” thotë Bezhani. Theskojmë që ekipi Olimpik do të marrë në dorëzim flamurin më datë 12 korrik me një ceremoni të vecantë. Flamurmbajtsja në Lojrat Olimpike 2012 e ekipit përfaqësues shqiptar do të jetë peshëngritsja Romela Begaj, nga e cila pritet më shumë se kurrë në këto lojëra Olimpike për medalje.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(d.b/shqiptarja.com)






