Bezhani: Sporti në gjendje të mjerueshme, shteti akordon fond 11 herë më të vogël se Kosova

Vitin që lam pas, sporti shqiptari i kishte arritjet me pikatore. E vetmja fushë ku nuk zhgënjyem ishte peshëngritja dhe kjo falë Briken Çales i cili u shpall kampion i trefishtë i Europës. Në një intervistë për Report TV, kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani, tregon se si është situata aktuale në sportin shqiptar.

“Aktualisht sporti është në gjendje të mjerueshme. E them këtë dhe sigurisht që nuk është mirë pasi jam drejtuesi I Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, por kjo është gjendja aktuale”, tha ai. Bezhani thotë se vite më parë sporti ishte shumë herë më mirë se ç’është sot. Ai tregon arsyen kryesore se përse kemi shkuar në këtë pikë.

“Dhe ato pak lek që po jep shteti janë me pikatore. Kurrë nuk mund të zhvillohet një sport normal me 20 apo 30 lek të vjetra që jepen në vit. Këto para nuk mjaftojnë për të organizuar një kampionat kombëtare, jo më të flasim për pjesmarrjet në aktivitet ndërkombëtare”, shton Bezhani. 

Më tej, Viron Bezhani deklaron se tentativa e Ministrisë së Arsmit dhe Sportit për të shtuar orët e edukimit fizik në shkollë, apo vënia në dispozicion e palestrave për komitetin që jeton aty afër ka dështuar. “Një federatë shkollore që e futi sportin aty ku duhej, sepse shkolla është vendi më I mirë ku mund të zhvillohet sporti, nuk po funksionon siç duhet”, deklaroi ai.

Në fund Bezhani merr si shembull Kosovën që sipas tij fondin për sportin e akordon 11 herë më të lartë se Shqipëria.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen