Pajtimi i detyruar nga ndërkombëtarët, kreu i KOKSH: Problemet vazhdojnë, situata nuk ndikon te sportistët

Më datë nëntë shkurt u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar e thirrur pas situatës mjaft së pazakontë që erdhi si pasojë e përplasjes mes drejtuesve. Shkak u bënë akuzat për shpërdorim detyre dhe fondesh mes kreut të KOKSH Viron Bezhani dhe sekretarit Stavri bello, por që u lanë pas krahëve në këtë asamble pas ndërhyrjes së ndërkombëtareve. Në një intervistë për report tv kreu i KOKSH, Viron Bezhani, thotë se tani bashkëpunimi është vetëm zyrtar:

“Problematikat nuk diskutohen që vazhdojnë. Ata do të ndiqen në rrugë ligjore, pra prokuroria do të bëjë punën e vet. Përsa i përket ecurisë mbas memorandumit u ra dakord që shumë gjëra të zhvillohen pas lojrave olimpike.”

I pyetur nëse kjo situatë ka ndikuar në përgatitjet e sportistëve në Lojrat Olimpike të Tokios Bezhani përgjigjet:

“Tek sportistët nuk ka çfarë të ndikojë pasi sportisti nuk varet nga, drejtohet nga federata. Nga ne vetëm mund të ketë ndihma, që deri diku nuk i ka marrë maskimale për shkak të situatës së krijuar.”

Shqetsim i madh pas situatës së pazakontë ishte çështje e sponsorëve, pasi llogaritë e KOKSH-it kanë qenë të bllokuara:

“Sponsori nëqoftëse e ka vendosur të kontribojë për sportin nuk e ndalon asnjeri. Problem i vetëm përsa i përket sposnsorit është ligji, që po vonon shumë, për të mos thënë në maksimum.”

Në Lojrat Olimpike të Tokios pritshmëritë janë që të marrin pjesë shtatë sportistë shqiptarë, ndërsa dy të tjerë do të jenë me ftesë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja