Gjykata hedh poshtë Komitetin Ekzekutiv të KOKSH-it, anulohen asambletë e jashtëzakonshme

Gjykata hedh poshtë Komitetin Ekzekutiv të KOKSH-it, anulohen asambletë e jashtëzakonshme

Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë FSHF-së, duke pezulluar dy asambletë e jashtëzakonshme të thirrura nga KOKSH në muajin dhjetor. Kjo për shkak se ato janë thirrrur nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it dhe jo nga presidenti i cili ka të drejtën sipas stastutit.

Ndërkohë edhe vetë presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani në një intervistë për Report Tv pati deklaruar se ajo që ka bërë Komiteti Ezekutiv nuk është e ligjshme. Sakaq Bezhani kishte kërkuar edhe ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Nga ky moment KOKSH duhet të jetë i detyruar të zbatojë ligjin dhe të mos thellojë gjendjen e paligjshmërisë në të cilën është zhytur prej kohësh.  Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve KOKSH është një organizatë që i bindet ligjeve të vendit dhe vendimeve të gjykatave.

Çështjen për anulimin e Asambleve të Jashtzakonshme e kishte çuar në gjykatë FSHF-ja me iniciativë të presidentit Duka. Në letrën që Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i kishte dërguar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në nëntor bëheshin të qarta të gjitha arsyet përse thirrja e asambleve ishte bërë në shkelje të ligjit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja