Ironia dhe batutat cinike mbizotëruan deklaratat dhe pyetjet e deputetit demokrat Saimir Korreshi sot në Komisionin e Ligjeve lidhur me koncertin e këngëtarit Kanye west për të cilin u paguan 4.3 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Batutat
Saimir Korreshi: “Kjo ministria është vetëm e Partisë Socialiste apo e gjithë Shqipërisë? Ulsiu thotë që ne s’na la partia. Po kjo ministria ka sjellë ca bileta për ne apo ishin vetëm për Partinë Socialiste?”
Ulsi Manja: Ti qejf e ke pasur të shkosh në koncert, thuaje, mos fol kot
Saimir Korreshi: Ky këngëtari ishte kaq i mirë sa unë e njofta kur erdhi në Shqipëri dhe mori 4.3 milionë euro. Fshatar jam, jam skeptik. Unë jam tek Luan Zhegu. Ashtu e kam qejf. Ti je i emancipuar kërcen Rock n Roll. Ti Ulsi vure një bandanë në kokë dhe kërceve upci dupci aty. Ne duam me def.. Këto biletat ishin vetëm për FRESH-istët? Si u ndanë? Ku vajtën këto bileta? Ne nga Lushnja s’po ia qëllojmë dot. Me 2 milionë lek të vjetra këndon e gjithë Myzeqeja, jo 4.3 milionë euro i mori ai Kanye Ëest.
Lajmi kryesor:
Gonxhja: Protesta pezulloi ardhjen e Jenifer Lopez në Tiranë, kërkoi 2 mln euro garanci! 4.3 mln eurot për Kanye West? Fitoi ekonomia











