Bianca Paduraru
më e bukura e Globit

Bianca Paduraru<br />më e bukura e Globit
Ditët e zhurmshme dhe turi nëpër Shqipëri me bukuroshet e botës, gjatë dy javëve të fundit, kanë marrë fund mbrëmjen e së shtunës, kur rreth orës 24.00 të mbrëmjes është zgjedhur fituesja e këtij viti e "Miss Globe". Bukuroshja rumune Bianca Paduraru, 21 vjece, ka marrë shumicën e votave të jurisë dhe ka fituar kurorën e më të bukurës së Globit në këtë edicion të 40-të të spektaklit, i dhjeti i organizuar në Shqipëri. Mes fishekzjarreve dhe duartrokitjeve të publikut, i mbledhur në pistën "Kurora e Adriatikut" në Durrës, Kleoniki Delijorgji, "Miss Globe 2012", i ka dorëzuar kurorën një tjetër bukurosheje që këtë vit mbante flamurin e Rumanisë. Bianca Paduraru jeton në qytetin Iasi dhe aktualisht është studente për drejtësi.

Në të njëjtën kohë punon në televizionin e qytetit të saj, Tele1. Ethet e finales kanë përcjellë tek publiku emocionet e garës, pa përmendur edhe të ftuarit e shumtë që janë ngjitur duke i dhënë tjetër atmosferë spektaklit. E para që ka performuar, si për të uruar mirëseardhjen e të ftuarve, ka qenë Kleoniki Delijorgji, e cila përveç hijeshisë femërore, të vlerësuara edhe me dy tituj, atë të Miss Shqipëria dhe Miss Globe 2012, ka treguar edhe talentin në këngë. Ndërsa vajzat janë prezantuar në sfilatën e parë para publikut me kostumet popullore të vendeve prej nga vinin dhe në fund të sfilatës së parë juria ka zgjedhur edhe kostumin më të bukur, atë të Miss Brazilit, Carla Freitas. Rrugëtimi i kësaj gare ndërkombëtare bukurie, e treta për nga rëndësia në botë,  nisi 10 vjet të shkuara dhe qëllimi i Deliart Association, për ta sjellë në Shqipëri evenimentin e madh ndërkombëtar të bukurise u arrit në shtatorin e vitit 2004, pas katër vitesh përpjekje.

Kështu u kurorëzua për herë të parë në një skenë shqiptare, në amfiteatrin e Durrësit, një Miss Globe 2004, që ishte bukuroshja 18-vjecare nga Rusia Kristina Slavinskaya. Pranverën e vitit pasardhës, më datë 22 shkurt, i ndjeri Charlie See, presidenti i Miss Globe u rikthye në Tiranë për të firmosur serish të drejtën që i dha Petri Bozos, duke i besuar kështu edhe organizimin e këtij konkursi ndërkombëtar në Shqipëri. Që në herën e parë që Charlie See ia dha këtë të drejtë Petri Bozos, shprehu dëshirën që kontrata të funksiononte për pesë vjet me rradhë, pra që pesë edicionet e rradhës së Miss Globe të organizoheshin këtu. Por për t'i besuar pesë edicionet, duhej më parë një garanci: Miss Globe i parë që u realizua në Shqipëri në vitin 2004. Charlie See ishte i pranishëm në spektaklin që realizoi Petri Bozo dhe menjëherë pas kurorëzimit të më të bukurës së Globit premtoi se kontrata do të përsëritej.

Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)
 
Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­) - See more at: http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/asnje-kest-per-90-dite-kur-borxhliu-pohon-hallet-185548.html#sthash.rfxHO96a.dpuf

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve