Biba: Funksionari i Berishës më
tha: Mirësevjen në zyrën e armikut

Biba: Funksionari i Berishës më<br />tha: Mirësevjen në zyrën e armikut
TIRANE  - “Një histori që dëshmon tranzicionin e shëmtuar shqiptar, ku kundërshtarët e konsiderojnë njëri-tjetrin armiq”. Të tillë e ka quajtur nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba një ngjarje të bërë publike për herë të parë nga ana e tij, por duke u kujdesur të mos e kthejë në personale. Për këtë arsye Biba nuk ka dhënë emrin e ish-funksionarit të lartë të shtetit gjatë qeverisjes “Berisha” i cili e ka quajtur “armik”.
 
Gjatë një takimi për rolin dhe trajnimin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor të 21 Qershorit, nënkryetari i KQZ-së ka sjellë në vëmendje një situatë të ndodhur në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike, e kur zoti Biba ishte në të njëjtin pozicion në KQZ, por në ato vite i zgjedhur nga pakica parlamentare. Në pritje të një takimi të ngjashëm, tregoi Biba, një funksionar i lartë i shtetit e ka pritur në zyrë me fjalët “Mirëserdhe në zyrën e armikut”.  Kjo situate sipas tij, ka ndodhur para zgjedhjeve te 2013-es.
 
“Një ngjarje këtu e dy vjet më parë në pozicionin e nënkryetarit, në atë kohë i zgjedhur nga pakica parlamentare, në një ditë të ngjashme si kjo marr një ftesë të ngjashme si kjo. Takimi pritej të niste, në një paradhomë të një funksionari shumë të lartë të shtetit në atë kohë, po prisnim, kur hyj në zyrën e zotërisë, më thotë “mirëserdhe në zyrën e armikut”. Mbeta i habitur i sikletosur, nuk po e vazhdoj më tutje historinë se nuk dua ta personalizoj, por mendoj se situata ime në atë moment do të mbetet një histori për tu kujtuar edhe ne pleqëri si një histori tranzicioni i shëmtuar shqiptar, ku kundërshtarët e konsiderojnë njëri-tjetrin armiq”, u shpreh Biba.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore