Biba, Jorgaqi dhe Veleshnja
zgjidhen anëtarë të rinj të KQZ

Biba, Jorgaqi dhe Veleshnja<br />zgjidhen anëtarë të rinj të KQZ
TIRANE - Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi nga radhët e Partisë Socialiste si dhe Gëzim Veleshnja nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar 3 kandidatët e propozuar për të marrë postin e anëtarëve të rinj të KQZ, ku Denar Biba ka marrë 79 vota pro, 35 kundër dhe 1 abstenim, Edlira Jorgaqi 77 vota pro, 36 kundër, 2 abstenim ndërsa Gëzim Veleshnja ka marrë 82 vota pro dhe 31 kundër.

Ndërkohë Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Arben Shkëmbit me 68 vota kundër dhe 26 abstenim. Pas miratimit nga Kuvendi, 3 anëtarët e rinj të KQZ-së janë betuar në detyrën e re të tyre.

Sakaq, Kuvendi ka miratuar edhe 4 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të cilët janë Pirro Xhixho, Anila Denaj, Ketrin Topçiu  dhe Klarina Allushi Abazaj.
 
Po ashtu Kuvendi ka miratuar me 78 vota pro dhe 38 kundër edhe Aktin Normativ “Për ndryshime dhe shtesa për buxhetin 2014 të ndryshuar”.

anetaret e rinje te kqz
(Tre anëtarët e rinjë të KQZ)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen