U dëmtuan nga protesta/ Mbyllen përkohësisht Biblioteka, Muzeu Historik Kombëtar dhe TKOB

TIRANË- Biblioteka Kombëtare e Shqipërisëm Muzeu Kombëtar dhe TKOB kanë njoftuar në faqen e tyre zyrtare se do të qëndrojnë të mbyllur përkohësisht, pasi kanë pësuar dëmtime si pasojë e protestës së djeshme.

Në lajmërimin e bërë është thënë se do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Në ditën e dytë të protestës, mbrëmjen e djeshme janë shkaktuar një sërë shkatërrimesh në të gjithë Tiranën. Protestuesit kanë dëmtuar objekte të përbashkëta publike si stola, kosha, tabelat e qarkullimit rrugor dhe semaforët e qytetit. Një grup protestuesish u ngjitën në pemën e Krishtlindjeve duke tentuar ta rrezojnë. 
Përveç objekteve ata kanë dëmtuar edhe ndërtesa institucionale si Ministria e Brendshme. 

Ata kanë qenë të pamëshirshëm edhe kundrejt ndërtesave me vlerë që ka kryeqyteti i Muzeun Historik Kombëtar, muzeun Bunk'Art dhe Bibliotekën Kombëtare. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Dëme nga protesta/ Pas Bibliotekës, mbyllet dhe Muzeu Historik Kombëtar dhe TKOB

Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të mbyllen përkohësisht. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Muzeut Historik Kombëtar, teksa më herë është bërë i ftuar mbyllja edhe e Bibliotekës Kombëtare.

"Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës "Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë", për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin", shkruhet në njoftimin zyrtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paradoksi: 11/12/2020 16:55

    Barbarë!.. Majmunë..!..po çfarë jeni, bijtë ë Shkaut Serb?!.. të shitur tek tradhtarët e armiqtë ë Kombit, Gjuhës e Kulturës Shqipe!

    Përgjigju
  • Pikeezeze: 11/12/2020 16:43

    Po me Muzeun Kombëtar dhe Bibliotekën çpatën? :(

    Përgjigju
  • Aldo: 11/12/2020 13:15

    Bibloteka pse sulmohet dhe shkaterohetlibra ka brenda vetem ne qoftese ju duket si seli partie.Por kur neper protesta dalin dhe derra nuk e di kujt tia ve fajin derrave apo atyre qe lejone derrat te ngatarrohen me njerzit neper protesa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja