Lajthitje kolektive! Kështu ndodhi ne fillimet e demokracisë kur njerëzit të paditur vraponin drejt sporteleve të Sudes, Gjallicës, VEFA-s, gjeneral Rrapush Xhaferrit etj. Populli i sapo çliruar nga zgjedha e një regjimi totalitar nuk e njihte ekonominë e tregut, financën, pronën private etj. Ishte detyra e krerëve të shtetit që këtë lajthitje ta ndalonte përpara se të vinte viti famëkeq i 97-s, ku i shkrumbua gjithçka dhe Shqipëria për pak përfundoi ne luftë civile. Më pas u akuzua presidenti Berisha, kryeministri Meksi që nuk ndërhynë në kohë që ta ndalonin epideminë e firmave piramidale ku pasuroheshe brenda 3 muajve.
Sërish lajthitje kolektive! Po po guxoj ta quaj të tillë sepse nuk di t'i jap tjetër shpjegim. Shumica dërrmuese e mediave bëjnë lajme pafund nga mëngjesi deri në darkë për telenovelën mediokre indiane Bidai. Shumica e lokaleve mbushet mbrëmjeve me burra që pinë nga një birrë nën shoqërinë e Bidait!!! Mjafton të shohësh fotot para shpërthimit te bombulës së gazit në një fshat të Pogradecit ku një dyzinë burrash ishin mbledhur në lokalin e fshatit për të ndjekur telenovelën indiane. Nuk kam asgjë me telenovelat pasi ato lulëzojnë në gjithë Botën por e kam me nivelin e mediave shqiptare. Media s'ka qëllim vetëm të informojë por dhe të edukojë. Dhe për fat të keq këtë mision fisnik shumica e mediave nuk e ka dhe as ka shanse ta ketë...
Kryefjalë e këtyre 24 orëve duhej të ishte siguria e bombulave të gazit që po merr jetë njerëzish të pafajshëm si rasti i fëmijës 4-vjeçar në Tiranë. Por në fakt mediat online gulojnë me lajme telenovelash. Shqipëria ka 1001 probleme madhore(varfëria ekstreme, papunësia, shëndetësia, arsimi, siguria publike, rrugët, ushqimi që konsumojmë, infrastruktura, sistemi i drejtësisë etj) dhe falë medias u shtua dhe një problem madhor siç është Bidai.
Dhe diçka të fundit. Sot lexova në ca media lajthitjen e radhës. Një studiues na paska zbuluar që Konstandini paska pasur një lidhje inçesti me të motrën Doruntinën.... E mbyll me kaq se po të vazhdoj të citoj mediat shqiptare do kaloj në pornografi, horror etj.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

OPINIONET MË TË VLERËSUARA