Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Kjo është biseda e tyre e parë që kur ka nisur lufta.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Biden ka theksuar nevojën që Izraeli të mbrojë qytetarët e vet nga terrorizmi në një mënyrë të tillë që mbron civilët, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden gjithashtu theksoi nevojën për të rritur menjëherë fluksin e ndihmës humanitare "për të përmbushur nevojat e civilëve në Gaza".
Shtëpia e Bardhë bëri me dije se është zhvilluar telefonata, por nuk dha shumë detaje. Administrata e Presidentit amerikan, Biden është vendosur gjithnjë e më shumë nën trysni për ta bërë të qartë se mbështetja e palëkundur ndaj Izraelit, nuk do të thotë miratim për të gjitha veprimet e aleatit të Shteteve të Bashkuara në enklavën e varfër bregdetare.
Më herët në disa intervista për televizionet amerikane, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Izraeli ka përgjegjësinë të mbrojë jetët e njerëzve të pafajshëm në Gaza.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 8 mijë të vdekur në Rripin e Gazës! Përplasje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezë! Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Mbroni civilët në Gaza










