Biden do të pranojë Medalje Presidenciale nga Kosova për djalin e ndjerë! Beau Biden, kontribut të madh në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të diele do të dekorojë me Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga tumori në tru më 2015. Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës në vitin 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Përmes një video-mesazhiBiden ka deklaruar se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”.

“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj.  Në atë kohë vuante ende plagët e luftës dhe kishte një sistem ligjor të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan.

Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si zëvendës-president, ai së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.

S.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Zhbllokoi 1.9 milion telefona, hacker-i dënohet me 12 vite burg