SHBA dhe Izraeli forcuan partneritetin e tyre gjatë një takimi midis Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë, tha Biden.
"Ishte një nder të mirëpres kryeministrin izraelit Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë. Ne forcuam partneritetin e qëndrueshëm midis dy kombeve tona dhe nënvizuam angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit," tha Biden në një postim në Twitter.
Po takimi i tyre u bë viral për një arsye qesharake. Në një video që po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale, Biden shihet i ulur me sy të mbyllur dhe kështu, duket sikur po fle për disa minuta ndërsa, Bennett flet me të.
Ndërsa disa po kritikojnë Presidentin për gjumë, të tjerët po e mbrojnë duke thënë se ai po dëgjonte me vëmendje dhe kishte mbyllur sytë për t'u përqëndruar.