Një raketë që vrau dy njerëz në Poloni nuk mund të jetë lëshuar nga Rusia, tha të mërkurën presidenti amerikan Joe Biden, pasi shpërthimi ngriti alarmin global se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vendet fqinje.
Ambasadorët e NATO-s po zhvillojnë një takim urgjent për të diskutuar rreth raketës.
I pyetur nëse ishte shumë herët për të thënë nëse raketa u hodh nga Rusia, Biden tha: "Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjat e trajektoren që është gjuajtur nga Rusia, por do të shohim”.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s do të hetojnë plotësisht përpara se të veprojnë, tha Biden, duke folur në Indonezi pas takimit me liderë të tjerë perëndimorë në margjinat e një samiti të ekonomive të mëdha të G20.
Në një telefonatë Biden i tha politikanit polak, Andrzej Duda, se Uashingtoni ka një "angazhim të hekurt ndaj NATO-s" dhe do të mbështesë hetimin e Polonisë, tha Shtëpia e Bardhë.
Kievi deklaroi se shumicën e raketave ruse i ka rrëzuar në hyrje me raketat e saj të mbrojtjes ajrore. Rajoni i Volyn i Ukrainës, pikërisht përtej kufirit me Poloninë, ishte një nga pikat kryesore të shënjestrës së sulmeve të Rusisë.
Ministria e Jashtme polake tha se raketa ra në Przewodow, një fshat rreth 6 km nga kufiri me Ukrainën. Presidenti polak Andrzej Duda u tha gazetarëve se "me shumë mundësi ishte një raketë e prodhuar nga Rusia", por se nuk kishte prova konkrete se kush e hodhi atë.
Lajmi kryesor:
Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.9%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 180 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit
9 Janar, 07:46
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57