Biden rezulton pozitiv për Covid, presioni për tërheqje rritet! Media: Mund të shpallë daljen në pension gjatë fundjavës

Biden rezulton pozitiv për Covid, presioni për tërheqje rritet! Media: Mund të shpallë daljen në pension gjatë fundjavës

Joe Biden

Presioni në rritje mund ta bindë Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë ndoshta që në fundjavë. Këtë e raporton media Axios, duke cituar disa demokratë të nivelit të lartë, sipas të cilëve presidenti "është dorëhequr privatisht ndaj presionit në rritje dhe sondazheve negative".

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, doli pozitiv me Covid dhe iu desh të ndërpresë fushatën e tij në Las Vegas, Nevada dhe të kthehet menjëherë në Delaware , ku ndodhet rezidenca e tij private.

“Sot herët në mëngjes – deklaroi zëdhënësja, Karine Jean-Pierre – pas fjalimit të tij të parë në Las Vegas, Presidenti Biden rezultoi pozitiv me Covid”.

Diagnoza e Presidentit Biden përkon me Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe thirrjet e demokratëve për largimin e tij nga gara për president. Thirrjeve të 19 ligjvënësve demokratë për tërheqje të zotit Biden nga gara për presidenti iu shtua sot edhe ligjvënësi nga Kalifornia, Adam Shiff, i cili po kandidon për Senatin amerikan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur

Durrës/ Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur