UASHINGTON - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është takuar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç mbrëmë vonë në Uashington. Biden e ka përsëritur përkushtimin Shteteve të Bashkuara për partneritet të fuqishëm bilateral dhe në rritje me Serbinë, bën të ditur "Zëri i Amerikës".
Joe Biden e ka uruar kryeministrin Daçiç për arritjen e një marrëveshjeje fillestare për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kjo marrëveshje e mban premtimin e avancimit të aspiratave evropiane për të dy vendet dhe siguron të ardhme paqësore dhe prosperuese për shtetasit e tyre”, thuhet në kumtesë, ku shtohet se kryeministri Daçiç dhe qeveria e tij kanë treguar lidership dhe bindje në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm.
Zëvendëspresidenti Biden ka theksuar rëndësinë, që Serbia dhe Kosova të lëvizin përpara në mënyrë të shpejtë, për t’i plotësuar përkushtimet e veta nga dialogu dhe për implementimin e plotë të marrëveshjes. Biden i inkurajon Serbinë dhe Kosovën ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për t’i lëvizur vendet e tyre përpara.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com