Biden takon Daçiç: Marrëveshja
e Brukselit duhet implementua

Biden takon Daçiç: Marrëveshja<br />e Brukselit duhet implementua
WASHINGTON- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është takuar mbrëmë në Ëashington me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Në një njoftim për mediat, thuhet se “Biden e ka përsëritur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për partneritet të fuqishëm bilateral dhe në rritje me Serbinë”.
Në njoftimin e Shtëpisë së bardhë theksohet se: Joe Biden e ka uruar kryeministrin Daçiç, për arritjen e një marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian.

“Kjo marrëveshje mban premtimin e avancimit të aspiratave europiane për të dy vendet dhe siguron të ardhme paqësore dhe prosperuese për shtetasit e tyre”, thuhet në njoftim, ndërsa shtohet se “kryeministri Daçiç dhe qeveria e tij kanë treguar lidership dhe bindje në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm”.

Zëvendëspresidenti Biden ka theksuar rëndësinë që Serbia dhe Kosova të lëvizin përpara në mënyrë të shpejtë, për t’i plotësuar përkushtimet e veta nga dialogu dhe për implementimin e plotë të marrëveshjes.

Ndër të tjera, Biden inkurajon Serbinë dhe Kosovën ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të ecur përpara në integrimin e dy vendeve.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin