Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i përsëriti "pozicionin e qartë" të SHBA mbi një pushtim të mundshëm izraelit të Rafahut dhe diskutoi nevojën për ndihmë humanitare në Gaza. Kështu thuhet në një deklaratë të ndarë nga Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti dhe Kryeministri diskutuan gjithashtu për rritjen e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Gaza, duke përfshirë përgatitjet për hapjen e kalimeve të reja veriore duke filluar nga kjo javë”, thuhet në njoftim.
Shtëpia e Bardhë shtoi, “Presidenti theksoi nevojën që ky progres të vazhdojë dhe të rritet në koordinim të plotë me organizatat humanitare. Udhëheqësit diskutuan për situatën në Rafah dhe Presidenti përsëriti qëndrimin e tij të qartë.”
Administrata e Biden ua ka bërë të qartë homologëve të saj izraelitë se ata duan të shohin një plan të qartë dhe veprues se si do të mbronin civilët në Rafah.
Gjatë bisedës së tyre, Biden ripohoi gjithashtu angazhimin e SHBA për mbrojtje ndaj Izraelit.
“Presidenti ripohoi angazhimin e tij të hekurt për sigurinë e Izraelit pas mbrojtjes së suksesshme kundër sulmit të pashembullt me raketa dhe dron të Iranit në fillim të këtij muaji. Ata gjithashtu shqyrtuan bisedimet në vazhdim për të siguruar lirimin e pengjeve së bashku me një armëpushim të menjëhershëm në Gaza”, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Telefonata vjen vetëm disa ditë pasi Biden nënshkroi në ligj një paketë ndihme që përfshin 26 miliardë dollarë për Izraelin. Paketa përfshin gjithashtu afro 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi nesër në Kajro për armëpushim! Ushtria izraelite miraton plane të reja për vazhdimin e luftës në Gaza
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
32.9%
Vota total: 1606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Izraeli kap një raketë nga Jemeni, u lëshua pas kërcënimit të ministrit izraelit
24 Dhjetor, 15:28
-
Izraeli pranon për herë të parë vrasjen e liderit të Hamasit, Haniyeh: Të njëjtin fat do ketë edhe udhëheqja e Houthis
24 Dhjetor, 07:21
-
Prag Krishtlindjesh, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë
22 Dhjetor, 15:32
-
U kritikua nga ministri izraelit sepse kërkoi hetim për gjenocid, Papa Françesku: Bombardimet në Gaza janë mizori
21 Dhjetor, 15:46
-
Human Rights Watch akuzon Izraelin: Ka bërë gjenocid në Gaza! Ndërpreu ujin për popullsinë qëllimisht
20 Dhjetor, 12:33
-
Lufta/ Izraeli bombardon 2 shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur! IDF: Shërbenin si qendra komandimi të Hamas
20 Dhjetor, 08:37
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit
19 Dhjetor, 13:32
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
17 Dhjetor, 17:20
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor, 08:33
-
Izraeli bombardon në Gaza, 20 të vdekur në shkollën e Khan Younis, mes tyre fëmijë! Vritet dhe kameramani i ‘Al Jazeera’, IDF: Ishte anëtar i Xhihadit Islamik
16 Dhjetor, 08:21
-
Izraeli njofton se do të mbyllë ambasadën në Irlandë, shkak qëndrimet e Dublinit për Gazën
15 Dhjetor, 20:42