Lufta/ Hamasi nesër në Kajro për armëpushim! Ushtria izraelite miraton plane të reja për vazhdimin e luftës në Gaza

Një delegacion i Hamasit do të jetë nga nesër në Kajro për bisedime për armëpushim në Gaza. Me ndërmjetësimin e Egjiptit do të diskutohet për të arritur një marrëveshje për armëpushim si edhe lirimin e pengjeve.

Por teksa, Hamasi ulet në bisedime, ushtria izraelite ka miratuar "plane të reja" për vazhdimin e luftës në Gaza, duke marrë gjithashtu parasysh operacionin e afërt tokësor në Rafah. Këtë e bëri të ditur vetë ushtria izraelite.

Ndërkohë, presidenti i SHBA, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilit i siguroi mbështetjen e palëkundur të Amerikës për sigurinë e Izraelit, por edhe "pozicionin e tij të qartë" për Rafahun.

Administrata e Biden ua ka bërë të qartë homologëve të saj izraelitë se ata duan të shohin një plan të qartë dhe veprues se si do të mbronin civilët në Rafah.

Hamasi publikoi një video që tregon provën e parë të jetës së dy pengjeve që mbahen në Gaza. Pamjet nuk kanë datë. Por në video Omri Miran thotë se po qëndron prej 202 ditësh, ndërsa Keith Siegel, shtetas izraelito amerikan përmend festën e Pashkës së kësaj jave, shenjë se videot janë filmuar së fundmi.

Të dy u kapën kur Hamasi nisi sulmet e tij vdekjeprurëse më 7 tetor 2023. Familjarët e pengjeve i bënë thirrje qeverisë izraelite të sigurojë një marrëveshje të re për lirimin e tyre. Kjo është strategjia e re e Hamasit, për të përdorur izraelitët e rrëmbyes si ‘dëshmitarë’ të ngociatave për të detyruar qeverinë Izraelite të mos sulmojë Rafahun por të vijohet gjetja e një marrëveshjeje të mundshme.

Ndiqni lajmet në zhvillime...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Biden telefonatë me Netanyahun, përsërit pozicionin e SHBA për pushtimin e Rafahut

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i përsëriti "pozicionin e qartë" të SHBA mbi një pushtim të mundshëm izraelit të Rafahut dhe diskutoi nevojën për ndihmë humanitare në Gaza. Kështu thuhet në një deklaratë të ndarë nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti dhe Kryeministri diskutuan gjithashtu për rritjen e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Gaza, duke përfshirë përgatitjet për hapjen e kalimeve të reja veriore duke filluar nga kjo javë”, thuhet në njoftim.

Shtëpia e Bardhë shtoi, “Presidenti theksoi nevojën që ky progres të vazhdojë dhe të rritet në koordinim të plotë me organizatat humanitare. Udhëheqësit diskutuan për situatën në Rafah dhe Presidenti përsëriti qëndrimin e tij të qartë.”

Administrata e Biden ua ka bërë të qartë homologëve të saj izraelitë se ata duan të shohin një plan të qartë dhe veprues se si do të mbronin civilët në Rafah.

Gjatë bisedës së tyre, Biden ripohoi gjithashtu angazhimin e SHBA për mbrojtje ndaj Izraelit.

“Presidenti ripohoi angazhimin e tij të hekurt për sigurinë e Izraelit pas mbrojtjes së suksesshme kundër sulmit të pashembullt me ​​raketa dhe dron të Iranit në fillim të këtij muaji. Ata gjithashtu shqyrtuan bisedimet në vazhdim për të siguruar lirimin e pengjeve së bashku me një armëpushim të menjëhershëm në Gaza”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Telefonata vjen vetëm disa ditë pasi Biden nënshkroi në ligj një paketë ndihme që përfshin 26 miliardë dollarë për Izraelin. Paketa përfshin gjithashtu afro 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Ora 22:14
Ushtria izraelite: Ndihma humanitare në Gaza do të rritet në ditët në vijim

Sasia e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës do të rritet në ditët në vijim . Sipas Haaretz , kjo është mbështetur nga zëdhënësi i IDF, kundëradmirali Daniel Hagari.

“Në Gaza do të transportohen më shumë ndihma se kurrë më parë”, nënvizoi Hagari, duke shpjeguar më tej se ndihmat do të transportohen në zona më të mëdha se në të kaluarën.

Ora 20:08
Blinken drejt Lindjes së Mesme, bisedime për armëpushim në Gaza dhe sigurinë rajonale

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken duke u nisur për në Arabinë Saudite nga baza ajrore Joint Base Andrews, në Merilend

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur drejt Arabisë Saudite për bisedime rajonale që mbahen të hënën dhe të martën, në lidhje me ndihmat humanitare për Gazën, të ardhmen e territoreve palestineze pas përfundimit të luftës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

“Sekretari i shtetit do të diskutojë përpjekjet në vazhdim për arritjen e një armëpushimi në Gazë që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe përse Hamasi është bërë një pengesë për popullin palestinez dhe për një armëpushim”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Sekretari Blinken do të marrë pjesë në takimin në Riad të ministerialit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, një aleancë rajonale e vendeve arabe të ndodhura përqark Gjirit Persik.

Ora 18:38
SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah

Izraeli është pajtuar që t’i marrë parasysh shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, para se ta nisë çfarëdo pushtimi të qytetit kufitar të Rripit të Gazës, Rafah, tha të dielën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.

Kirby tha gjithashtu se Izraeli ka filluar t’i përmbushë zotimet që ia ka dhënë presidentit amerikan, Joe Biden, për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në veri të Gazës.

Izraeli i ka rritur sulmet në Rafah në javën e fundit dhe ka kohë që kërcënon se do ta pushtojë atë për t’i shkatërruar batalionet e mbetura të Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Të shtunën në mëngjesin u vranë gjashtë njerëz, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm ajror izraelit në Rafah, thanë zyrtarët e një spitali lokal.

Vendet perëndimore, përfshirë edhe aleaten e vet kryesore SHBA-në, i kanë bërë thirrje Izraelit të mos e pushtojë Rafahun, ku më shumë se gjysma e popullsisë e Gazës prej 2.3 milionë banorësh ka kërkuar strehim nga luftimet në pjesët e tjera të territorit.

Ora 18:36
Udhëheqësi palestinez: Vetëm SHBA-ja mund ta ndalë ofensivën e Izraelit në Rafah

Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është zhvendosur në Rafah

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha të dielën se vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta ndalin Izraelin nga kryerja e një ofensive ushtarake në qytetin kufitar të Gazës, Rafah.

Ai theksoi se një ofensivë e tillë, e cila pritet brenda ditësh, mund ta detyrojë shumicën e popullsisë palestineze të ikë nga Gaza.

“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i kërkojnë Izraelit të mos e kryejë sulmin në Rafah. Amerika është vendi i vetëm që është në gjendje ta parandalojë Izraelin nga kryerja e këtij krimi”, tha Abbas gjatë një takimi në Forumin Ekonomik Botëror në Riad të Arabisë Saudite.

Izraeli i ka rritur sulmet në Rafah në javën e fundit dhe ka kohë që kërcënon se do ta pushtojë atë për t’i shkatërruar batalionet e mbetura të Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Vendet perëndimore, përfshirë aleaten më të madhe të Izraelit SHBA-në, i kanë bërë thirrje Izraelit të mos e pushtojë Rafahun, ku më shumë se gjysma e popullsisë e Gazës prej 2.3 milionë banorësh ka kërkuar strehim nga luftimet në pjesët e tjera të territorit.

“Të gjithë palestinezët e Gazës janë të grumbulluar atje. Do të ndodhte katastrofa më e madhe në historinë e popullit palestinez”, tha ai.

Ora 17:54
Lufta në Gaza/ Delegacioni i Hamasit nesër në Kajro për bisedime

1711819351_tryjteyjteyjrtyj.JPG

Një delegacion i Hamasit do të jetë nga nesër në Kajro për bisedime me delegacionin izraelit, për një armëpushim. 

Kjo është bërë e ditur një burim brenda fraksionit islamik, raporton “Haaretz”, 

Ora 11:05
Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës? Mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare

1714295229_rfgrewghewher.JPG

Benjamin Netanyahu

Ka presion të pamëshirshëm, nga diplomacia izraelite, por edhe nga SHBA, për të penguar Gjykatën Penale Ndërkombëtare që të lëshojë një urdhër-arresti kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe anëtarëve të tjerë të ndryshëm të qeverisë izraelite në lidhje me luftën në Gaza.

Këtë e shkruajnë gazeta të ndryshme izraelite.

Sipas faqes së lajmeve “Walla”, Netanyahu po përpiqet shumë të shmangë një urdhër arresti nga gjykata e OKB-së në Hagë.

“Haaretz” shton se qeveria izraelite është praktikisht e sigurt se prokurori i çështjes, Karim Khan mund të lëshojë urdhër arresti këtë javë kundër Netanyahut, ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe shefit të Shtabit të Ushtrisë Herzi Halevi.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 28/04/2024 11:37

    Jan sigurisht ne gjendje me te mire se sa pengjet palestinese ne dore te israelianve qe jan leshuar me gjymtyar te thyer, nganjherr me prerje te dores ose te kembes. Shpresojm qe keto nazista te perfundojn mbas hekrash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë